Home / Lajme / Maqedoni / Në Tetovë një rast i ri gjatë 2007 me SIDË

Në Tetovë një rast i ri gjatë 2007 me SIDË

Tetovë, 30 nëntor-Me rastin e ditës botërore të luftës kundër SIDA-s, 1 – Dhjetori, Ministria e Shëndetësisë dhe Grupi tematik i KB-së për HIV/SIDA-n sot ka promovuar Strategjinë e re nacionale për HIV/SIDA për vitin 2007-2011. Në rajonin e Tetovës këtë vit është rregjistruar një person i ri më SIDË.Bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore mbi 60 vjet, i cili sëmundjen e ka marrë në rrugë heteroseksulae. Momentalisht në entin për mbrojtje të shëndetit në Tetovë është duke u realizuar projekt i Fondit Global 7 B, për testim vullnetar dhe diskret për HIV SIDA.Testimi është gratis. Në Tetovë gjatë vitit 2006 janë rregjistruar dy raste të reja të sëmurve nga Sida dhe sipas të dy personat kanë vdekur ndërsa sëmundjen e kanë marrë në mënyrë heteroseksuale.

Nga Viti 1987 e deri në vitin 2006 në Tetovë ka patur 20 të infektuar nga HIV-I, 16 me SIDË ndërsa 4 Hiv Pozitiv.Sipas përgjegjësve të entit për mbrojtje të shëndetit në Tetovë, numri më i madh i të infektuarve në Tetovë, sëmundjen e kanë marrë në rrugë heteroseksuale, dy persona në rrrugë homoseksuale, ndërsa tre personat e rregjistruar gjatë viteve të 80 janë sëmurë nga gjaku i infektuar. Në qershor të vitit 2007, numri i përgjithshëm i të infektuarve dhe të sëmurëve nga sida është 101 persona. Krahasuar me fundin e vitit të kaluar në Maqedoni ka më shumë të infektuar nga sida. Dy të tretat e të regjistruarve në vitin 2007 janë njerëz të rinj të moshës mes 20 dhe 39 vjeçare..
Ndryshe, së paku dy milionë e gjysmë njerëz sivjet janë infektuar me virusin HIV, lajmëroi Zyra e Kombeve të Bashkuara për luftë kundër sidës UNAIDS.Në raportin vjetor të publikuar në prag të 1 Dhjetorit, Ditës botërore për luftë kundër sidës, bëhet e ditur se me HIV virusin në botë jetojnë 33.2 milionë njerëz.Prej fillimit të këtij viti në botë kanë ndërruar jetë 2.1 milionë persona.Një e treta e personave të infektuar jetojnë në Afrikën e Subsaharës, ndërsa nga numri i të infektuarve në botë, dy milionë e gjysmë janë fëmijë nën moshën 15-vjeçare.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *