Home / Lajme / Maqedoni / Nga pesë tonë naftë u janë ndarë shkollave dhe institucioneve tjera

Nga pesë tonë naftë u janë ndarë shkollave dhe institucioneve tjera

Tetovë, 6 Nëntor – Në 12 shkollat e mesme dhe 7 fillore në Tetovë, veç më ka filluar furnizimi me lëndë djegëse. Në komunën e Tetovës, thonë se furnizimi me lëndë djegëse ka filluar qysh para 10 ditëve.”Furnizimi me lëndë djegëse, (naftë), ka filluar në kohën e paraparë ku shkollave dhe institucioneve tjera u janë ndarë nga 5 ton naftë”, thotë përgjegjësi për arsim në komunën e Tetovës. Një ndërmarrje nga Tetova e ka fituar tenderin për furnizim me lëndë djegëse, ndërsa një ndërmarrje nga komuna e Zhelinës do të furnizojë institucionet arsimore me dru, tha beqiri.

Sipas tij, kjo ishte faza e parë për furnizim ndërsa në javën e ardhshme do të fillohet edhe me fazën e dytë të furnizimit me lëndë djegëse. Në anën tjetër bashkë me ulejn e temperaturave u paraqitën edhe problemet e para në ato shkolla që nuk kanë pasur rezerva deri në furnizimin e ri. Këtë paraprakisht e konfirmuan edhe udhëheqësit e Sektorit për Arsim në Komunën e Tetovës. Sipas tyre një problem i tillë është paraqitur të hënën e kaluar në shkollën fillore “Kirili dhe Metodi”, në Shkollën e Reçicës së Madhe dhe në çerdhen e fëmijëve “Malldost” në Tetovë. Ata vërejnë se megjithatë për këto shkolla furnizimi me lëndë djegëse është bërë po atë ditë.
Me lëndë djegëse janë furnizuar edhe shkollat e Malësisë së Sharrit edhe në qytet, bëri të ditur Enver Beqiri..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *