Home / Lajme / Maqedoni / Orë letrare për nder të Ditës së Alfabetit

Orë letrare për nder të Ditës së Alfabetit

Tetovë, 21 nëntor – Në amfiteatrin e universitetit shtetëror të Tetovës dje u mbajt një orë letrare kushtuar 22 nëntorit ditës së alfabetit të gjuhës shqipe.Manifetsimi i djeshwm ishte organizuar nga ana e katedrës së gjuhës Shqipe të USHT-së.Në fillim këtë evenimente e përshëndeti Rektori i USHT-së, profesor doktor Sadi Bexheti, i cili duke uruar për Ditën e Alfabetit tha, se kjo datë i ka tejkaluar përmasat në një kremtimi të zakonshëm dhe është shndërruar në një festë të përgjithshme kombëtare që na bashkon në përpjektet tona për përparimin e arsimit , shkencës dhe të shkollës shqipe, si sinonin i progresit të përgjithshëm.”Jemi të bindur se përmes përpjekjeve tona për gjuhën, zhvillimin e arsimit dhe shkencës, do të përmbushim me sukses edhe amanetin e misionarëve të gjuhës dhe shkollës shqipe edhe detyrën tonë si qytetarë, akademik, në procesin e integrimit të shoqërisë sonë’, tha Bexheti.

Ndërkaq, një referat për rëndësinë e ditës së alfabetit mbajti, shefi i katedrës së gjuhës dhe letërsië shqipe, Seljadin Mehemti, I cili tha se mungesa e një alfabeti të përbashkët ishte pengesa kryesore për shkrimin e gjuhës dhe si pasojë, pjesa dërmuese e popullit aso kohe ishte analfabet.”Kështu deri në vitin 1908 në shkrimet shqipe do të përdoren alfabete të ndryshme dhe si pasojë e kësaj përfaqësues të të gjitha viseve shqiptare, më 22 nëntor në qytetin historik, do të diskutojnë për krijimin e një alfabeti të përbashkët të gjuhës shqipe për të gjithë shqiptarët ku jetojnë.Pas shumë polemikash, diskutimesh, replikash, gjuhtarët arritën të bëjnë një kompromis dhe hartuan alfabetin e sotëm dhe pikërisht për këtë Kongresi i manastirit shënon një ngjarje me rëndësi për gjuhën dhe kulturën shqiptare jo vetëm të kohës por edhe sot”, tha Mehmeti..
Në vigjilje të këtij manifestimi, është promovuar libri poetik, i profesor Ibrahim Veliut, me titull, “Resh etje”..
Për këtë libër folën shkrimtari Salajdin Saliu dhe vetë autori Ibrahim Veliu.Salajdin saliu, u shpreh se libri “Resh etje”, është i strukturuar si tërësi, i shkruar me një gjuhë të pasur figurative , pa sforcime e sëtrgjatje.Çdo pjesë funskionon brenda tërësisë.Si i tillë na krijon kënaqësi estetike.Kjo poezi, kaq e ngjeshur me figura, është is ëndërra, e ngatëruar dhe e pashpjegueshme .Pikërisht te kjo pmundësi deshifrimi është madhështia e artit.Koha do të vërtetojë se kam pasur të drejtë kur kam thënë në vitin 2007 se “Resh etje” është më intelegjent se sa autori.Si i atillë ai është i vlefshëm dhe e nderon autorin”, tha Saliu.Poashtu disa fjalë për rëndësinë e poezisë foli edhe vetë autori i cili falemenderoi profesorët dhe stafin e USHT-së, që pikërisht në vigjilje të festave kombëtare promovohet libri i tij.
Ky eveniment, është përcjellur edhe me një orë letrare nga ana e studentëve të katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe, ndërsa nuk munguan edhe pikat muzikore në piano dhe violinë.
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *