Home / Lajme / Maqedoni / Paditë kolektive, ilaç për pagesë të rregullt

Paditë kolektive, ilaç për pagesë të rregullt

Kanë vazhduar takimet në komunën e Tetovës, në mes të gazetarëve dhe përfaqësuesve komunal.Sot para gazetarëve ishte i pranishëm drejtori i ndërmarrjes publike komunale Tetova – Tetovë, Hajrullah Hasani. Gazetarët janë intersuar për temat që kanë të bëjnë me ujin e pijshëm, restrikcionet e ujit, punimet e ujësjellësit të ri dhe inkasimi i taksave komunale. Lidhur me cështjen e inkasimit e taksave komunale, kreu i NPK-së, deklaroi se Ndërmarrja ka filluar me paditë kolektive të shfrytëzuesëve te shërbimeve të ndërmarjes të cilët nuk kanë qenë të regullt.

”Ne u këmi bërë padi diku 50-60 përqind të shfrytëzuesëve për mospagesë për shfrytëzim shërbimesh diku rreth gjashtë mijë shfrytësues.Për momentin është ritur edhe inkasimi që për dallim nga muaji I kaluar këtë muaj ka aritir deri më 75 përqind.Nësë bëjmë një analizë vjetore në këtë aspekt, do t`i bjerë që inkasimi të ritet nga 40 përqind sa ka qenë deri në 65pqrëind.Në rritje të inkasimit ka ndikuar prorocedura e ndërmarrë për paditje për shfrytëzuesit e papërgjegjshëm.Ritja e inkasimit ka rezultuar pozitivisht në marjen e rrogave të punëtorëve në kohë si dhe mosdeponimi I hedhurinave në stacionin për ngarkim shkarkim të të njejtave, ndërkohë që janë larguar edhe shumë minideponi të vogla që u krijuan gjatë periudhës së kaluar nëpër qytet”, tha Hasani Hasani, është përgjigjur edhe në pytetjet lidhur me punët në ujësjellësin e ri të qytetit.” Ujësjellësi I ri I qytetit investohet nga Qeveria dhe menaxhohet nga Komuna.Deri më tani janë realizuar deri më 15 milion denarë nga shuma e përgjithshme dhe janë të realizuara punët ndërtimore tek Lumi I Ftohtë, janë të instaluara më se 1000 metra gypa në projektin I cili është duke u punuar aktualisht dhe nëse vazhdohet me këtë ritëm pune mund të presim që me mbarimin e këtij viti të jenë të realizuara diku 80 përqind e kësaj pjese të projektit.Vonesa ka nga ajo që ka qenë e planifikuar si rezultat I mosmarëveshjeve që kishte pushteti qendrorë me ate lokal në lidhje me këtë projekt dhe me këtë erdhi në shprehje edhe zvaritja e rezultateve finale..
Megjithatë,qytetarët duhet të presin ujë të pishëm atëherë kur do të bëhet edhe pjesa tjetër e projektit me gjatësi afër 14 kilometra që parashihet të investohet poashtu nga buxheti I shtetit”, tha ai.Sipas kreut të ndërmarrjes publike komunale, tetova tetovë, Hjarullah Hasani, qyteti i Tetovës, furnizohet me 200 litra ujë në sekondë nga burimet dhe 80 litra nga puset e qytetit.Nevoja e qytetit për furnizim normal me ujë është 400 litra ujë në sekondë, për cka edhe kjo ndërmarrje ka vendosur rezhim të retsrikcionit, prej tetë orëve e gjysëm në ditë.Javën e ardhshme para gazetarëve do të jetë drejtori i ndërmarrjes publike Geoinxhenjering. .
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Paraqiten si zyrtarë policor, rrahin dhe plaçkisin të riun nga Shkupi

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Përzhino” në Shkup, tre persona të panjohur e kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *