Home / Lajme / Maqedoni / PDSH e para vizitoi Brodecin

PDSH e para vizitoi Brodecin

Tetovë, 9 Nëntor – Një delegacion i degës së Partisë Demokratike Shqiptare, i kryesuar nga kryetari i degës së PDSH, Hadi Iljazi,drejtori i spitalit të Tetovës Hasan Luma, dhe anëtare të tjerë të degës së PDSH-së, qëndruan të enjten për vizitë në fshatin Brodec, fshat ku policia ndërmorri aksion ndaj grupit të armatosur të udhëhequr nga Lirim Jakupi dhe Ramadan Shiti. “Qëllimi i vizitës kishte të bënte me njohjen më nga afër të situatës si dhe për tu ofruar ndihme banoreve” kështu u shpreh kryeu i degës së PDSH-së Tetovë Hadi Iljazi. Ai më tej the tha se ne u takuam me të gjithë banorët e Brodecit ku dëgjuam nga afër brengat e tyre pas aksionit policor të koordinuar me KFORIN dhe policinë e Kosovës (SHPK). Gjithashtu për këtë takim kryetari i degës z. Iljazi tha se konstatuam se banorët janë ndjerë të frikësuar për një kohë të gjatë. “Dëgjuam kërkesat e tyre që ishin më shumë të aspektit social dhe ekonomik, ndaj të të cilave do të marrim masa urgjente. Takimi ishte produktiv.

Ne u takuam me të gjithë banorët si dhe vizituam disa nga shtëpitë e tyre. Ne arritëm që të heqim një pjesë të shqetësimit dhe frikës së atyre banorëve”, tha Iljazi Nga ana e tij drejtori i spitalit të Tetovës ofroj çdo ndihmë të nevojshme mjeksore në këtë stinë dimri dhe u premtoj vendosjen në dispozicion të ambulancës së spitalit. “Banorët se do të jetë përparësi emërimi i një mjeku, po ashtu autoritetet e degës thanë se do të shohim të gjitha mundësitë me qëllim që sa më shpejt të normalizohet situata në të gjitha komponentet e saj”, tha Luma .Gjithashtu kryetari i degës u shpreh se tashmë me banorët janë vendosur kontakte të përhershme komunikimi me qëllim që të jemi në funksion të tyre për të gjitha problemet me të cilat përballen. Në takimin me banorët e fshatit Brodec ishte edhe drejtori i byrosë për zhvillim të viseve të pazhvilluara Resul Mehmeti, i cili u premtoj banorëve të fshatit Brodec se drejtoria do të jetë edhe me tej ne funksionit të zhvillimit të zonave të Malësisë, përfshirë edhe fshatin Brodec. Duhet theksuar se gjatë kësaj periudhe në fshatin Brodec është ndërtuar rezervuari i ujit të pishëm, është përfunduar projekti i urës që mundëson qasjen me fshatrat e tjera. Mehmeti u tha banorëve të Brodecit se byroja për zhvillim është e gatshme të investoje për të gjitha projektet që i nevojiten asaj zone. Takimi përfundoi me mirëkuptim dypalësh, banorët e këtij fshati, falenderuan ekipin e degës së PDSH-së për vizitën dhe u shprehën se ndihen të lehtësuar për interesimin që bën PDSH-ja për të sjellë siguri dhe stabilitet edhe në zonat malore.Takime të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen nga ana e përfaqësuesve të PDSH-së..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *