Home / Lajme / Maqedoni / Për herë të parë në spitalin e Tetovës operacion në kurriz

Për herë të parë në spitalin e Tetovës operacion në kurriz

Tetovë, 21 Nëntor – Operacioni I së hënës I neurokirurgjisë I cili për herë të parë është kryer në spitaline e Tetovës është kryer me mjaftë sukses, këtë e deklaruan dje Drejtori I spitalit të Tetovës Hasan Luma dhe Neurollogu Destan Haliti. Neurollogu Haliti tha se Operacionin I djeshëm ka zgjatur një orë e dyzet minuta. “Operacioni është realizuar në repartin e kirurgjisë si pasojë e asaj që spitali I Tetovës ende nuk posedon repart të posaçëm të neurokirurgjisë.Është operacioni I parë që është bërë në Tetovë që nuk do të thotë se është edhe operacioni I parë që kam realizuar unë sepse operacionety e para të kësaj natyre I kam realizuar në Klinikën e Shkupit.Psi që na u siguruan disa instrumente këtu në Tetovë, ne do të jemi të gatshëm që të bëjmë cfardo lloj operacioni që dot na mundësojnë kushtet e nevojshme dje jo vetëm të kurizit”, tha Haliti.

Ne shpresojmë se ministria përkatëse do të ndihmojë në kompletimin e Spitalit me mjetet e nevojshme që neve të na mbetet vetëm për të vepruar.Kjo nënkupton se tash e tutje nuk do të ketë nevojë që të humbaset në kohë dhe do të intervenohet shpejtë në raste të këtilla dhe tash na mungojnë edhe disa instrumente për intervenime në tru si që është rasti me operacione të tumorit ndërsa për operacione të tipit diskurs hernia,jemi plotësisht të kompletuar, ndërkohë që kemi kapacitete për të vepruar edhe për rastet e traumave,gjakderdhjeve në tru etj”, deklaroi Haliti.
Drejtoi Hasan Luma tha se në të ardhmen në spitalin e Tetovës me sjelljen e disa aperaturave të tjera do të kryhen edhe operacione të tjera mjaftë të rendësishëm. gjatë ditës së djeshme,ekipi I spitalit të tetovës ka realizuar një operacion në leminë e neurokirurgjisë që është operacioni I parë I kësaj natyre që është realizuar në historinë e spitalit të Tetovës.Ekipi realizativ I këtij operacioni në përbërje të dr.Destan Haliti-neurokirurg, asistent doktor Ermir Ramadani, ansteziolog Dr Qenani dhe Dr Milica Petrova.Prezent në operacin ka qenë edhe shefi I katedrës së nurokirurgjisë së Shkupit pr dr Vllado Pandovski.
Me këtë rast ne shënuam fillimin e implementimit të programit operativ në lëminë e neurokirurgjisë..
Intervenimi Kiriurgjik është kryer tek një pacient I moshës 45 vjeçare nga rrethina e Gostivarit, periudha pas operacionit flet për një gjendje të mirë shëndetësore të pacientit dhe pa asnjë element komplikativ të gjendjes së tij shëndetësore..
Kjo nënkupton se pacientët e rradhës me probleme të këtilla shëndetësore do të kenë mundësi që të operohen në Spitalin e Tetovës duke iu shmangur udhëtimeve për në klinikën e Shkupit dhe shpenzimeve që vijnë në shprehje”, deklaroi Hasan Luma.Drejtori Luma tha se numri I pacientëve të cilët kërkojnë ndimë në spitalin e Tetovës është rritur prej 20-30 përqind për dallim nga viti 2006, që do të thotë se është kthyer besimi te spitali I Teovës tha Drejtori I spitalit të Tetovës Hasan Luma..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *