Home / Lajme / Maqedoni / PPD-ja shënoi Ditën e Flamurit

PPD-ja shënoi Ditën e Flamurit

Tetovë, 28 nëntor – Me rastin e 28 Nëntorit ditës së flamurit shqiptar, Partia për Prosporitet Demokratik organizoi orë letrare për vlerat e kësaj dite të madhe historike për popullin shqiptar. Në mungesë të Kryetari të PPD-së Abdylhadi Vejseli I cili ndodhej në manifestimin që e kishte oraganizuar shteti shqiptar në Vlorë, para të pranishme foli nënkryetari I kësaj parie Ismet Ramadani I cili tha se PPD-ja para 15 inkurajoi dhe trimëroi shqiptarët e Maqedonisë për të valuar flamurin kombëtar shqiptar.

“Para 15 viteve PPD –ja inkurajoi dhe trimëroi shqiptarët në të gjitha viset e Maqedonisë fshat për fshat, qytet për qytet, të valojë flamuri shqiptar, flamuri kombëtar me manifestime të cilat asnjëhër nuk do të harrohet sepse atëherë ishte 92 sot është 2007, të ndalohet flamuri shqiptar është absurd, qesharake, vendimi I gjykatës kushtetuese është I pa kuptimtë mirëpo ne të PPD-së I përgjigjemi kështu, ata do të shkojnë si rilikt I komunizmit ndërsa flamuri do të vazhdojë të valojë”, deklaroi Ramadani.. .
Prezantimin historik rreth 28 nëntorit e lexoi Abdi Mediu I cili tha. “Me 28 nëntor të vitit 1912 shënohet një kthesë historike për popullin shqiptar, sepse nga njëra anë morri fund sundimi I perandorisë osmane, nga ana tjetër u krijuan kushtet e reja politike ekonomike dhe kulturore për popullin shqiptar . Shpallja e pavarsisë ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar sepse zhvillohej një politikë anti shqiptare nga monarkitë fqinje të ballkanit. Shpallja e pavarësisë dhe ngritja e flamurit kombëtar në Vlorën heroike ishte një fitore e përbashkët e të gjithve shqiptarëve kudo që ishin në botë”, tha Mediu..
Në këtë orë letare merrnin pjesë, anëtarë të kryesisë qendrore dhe simpatizant të Partisë për Prosporitet Demokratik dhe shumë personalitete të tjera..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Vjedhje në Strugë, hajduti gjen çelësin nën qilim

Një hajdut nga Struga ka vjedhur në një shtëpi, pasi ai e ka hapur derën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *