Home / Lajme / Maqedoni / PPD kërkon gjykata të punojë sipas terkut të gjykatave të Evropës

PPD kërkon gjykata të punojë sipas terkut të gjykatave të Evropës

Tetovë 26 nëntor – Partia për Prosperitet Demokratik, konstaton se Gjykata kushtetuese e Republikës së Maqedonisë, me vendimin e saj të 24 tetorit, ku abrogoi disa dispozitave Ligjore të Maqedonisë, jo vetëm që ka shkelur rrëndë parimet themelore të demokracisë parlamentare dhe parimeve themelore të marrëveshjes kornizë të Ohërit, por ka shkelur rëndë edhe kushtetutën e republikës së Maqedonisë, me mos repsketimin e parimit të badenterit përlatësisht votimin e dyfishtë me rastin e miratimit të njejtit vendim me cka e ka sjellur në pykpyetje të madhe edhe prestigjin edhe legjitimitetin e vetë gjykatës kushtetuese.Këtë qëndrim e ka prezantuar sot kryetari i prosperitetit rinor Suljeman Ibishi.”Për të evituar këtë situatë dhe për të ndryshuar mënyrën e marrjes së vendimeve në Gjykatën kushtetuese, PPD-ja kërkon që urgjentisht edhe atë të sillet ligj për organizimin, funksionimin dhe vendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese por ashtu si është e rregulluar punave kushtetuese të shumë vendeve të evropës, ndrrimi i të gjithë qyqtarëve të gjykatës kushtetuese sepse ata janë dëshmuar se kanë një mentalitet të vjetër i cili mentalitet nuk ka vend në Maqedoninë e 2001. Gjykatat kushtetuese nuk duhet të jetë gjenerator i konflikteve ndëretnike”, tha Ibishi.

Sipas Ibishit, PPD-ja institon që të mos plotësohet përbërja e gjykatës deri sa nuk japin dorëheqje të gjithë anëtarët tjerë..
“Gjykatsja e cila do shkon në Strazburg me cfarë kredibiliteti do të prezanton Maqedoninë kur ajo vjen nga një gjykatë e cila skajshmërisht është e politizuar dhe me mentalitet të vjetër komunist.Nga këtu mund të konstatojmë se gjykata kushtetuese me këtë përbërje një etnike sic është për momentin, nuk mund t`i besohet dhe nuk ka kredibilitet për të përfaqësuar një isntitucion i cili duhet të jetë i pavarur dhe jo politik ashtu sic është tani”, tha më tej Ibishi.PPD-ja sipas tij , është e gatshme të bashkëpunoj në mënyrë të sinqertë dhe serioze me të gjitha forcat demokratike progresive në Maqedoni dhe me partitë politike shqiptare parlamentare dhe joparlamentare për tejaklimin e kësaj krize të thellë kushtetuese”, theksoi Ibishi..
Ibishi tha para gazetarëve, se nga kjo krizë kushtetuese mund të dilet vetëm përmes kuvendit dhe në procedurë parlamentare..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Paraqiten si zyrtarë policor, rrahin dhe plaçkisin të riun nga Shkupi

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Përzhino” në Shkup, tre persona të panjohur e kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *