Home / Lajme / Maqedoni / Publikohen emrat e të vrarëve në akcionin Stuhia Malore

Publikohen emrat e të vrarëve në akcionin Stuhia Malore

Ministria e Brendshme e Maqedonise ka publikuar emrat e të vrarëve nga radhët e grupeve të armatosura, të cilët janë Ramadan Shiti, Hisni Ahmeti, Bekim Mehmeti, Ferat Shahini, Imer Gavazi, Fidan Fejzullahu. Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski tha se të gjitha këta persona të involvuar në akte kriminale janë vrarë dje gjatë përleshjes së armatosur në fshatin Brodec.Sipas të dhënave të para të policisë, Ramadani Shiti, një nga udhëheqësit e grupit ka vrarë vetën me një bombë dore, pasi që është izoluar nga policia.Ferat Shahini dhe Fisnik Ahmeti janë nga fshati Brodec ku u zhvilluan luftimet.

Kotevski tha se të gjithë të vrarët kanë pasur dosje kriminale dhe janë të regjistruar në evidencën e MPB-së. Sipas zëdhënësit të policisë në aksionin e djeshëm janë arrestuar edhe 13 persona të tjerë.ndërkaq, Gjithsej 11 persona janë të lënduar dhe sot herët në mëngjes janë dërguar në qendrën e emeregjncës në shkup.Pas aksionit të mbrëmshëm të policisë, të quajtur Stuhia malore.Gjashtë prej tyre janë në mjekim intenziv.”tek dy janë konstatuar lëndime nga armë zjarri, në një pjesën e parë të stomakut , ai është i operuar dhe gjendet në klinikën për shërim intenziv.Poashtu edhe pesë pacientë tjerë janë pranuar me lëndime trupore, ka thënë Sonja Stishic, zëdhënse e qendrës së urgejncës..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *