Home / Lajme / Maqedoni / Raporti i KE-së: Maqedonia realizoi përparim ekonomik, progres më të madh të domosdoshëm në kriteret politike

Raporti i KE-së: Maqedonia realizoi përparim ekonomik, progres më të madh të domosdoshëm në kriteret politike

Maqedonia ka realizuar përparim në reformat ekonomike, por ende është i domosdoshëm progresi në plotësimin e kritereve politike, thuhet në raportin e Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë, të publikuar sot në Bruksel.Në raport në mënyrë të përgjithshme vlerësohet se vendi ka bërë progres në implementimin e Marrëveshjes së stabilizim-asociimit. Lufta kundër korrupsioni është theksuar si më e suksesshme.

Është vërejtur përparim në të drejtat e pakicave, ndërsa është përshëndetur edhe miratimi i ligjeve për polici dhe për bashkësitë fetare.
Është arritur përparim edhe në procesin e decentralizimit, si dhe në zbatimin e Marrëveshjes kornizë. Në mënyrë të përgjithshme niveli i sigurisë në vend është i kënaqshëm, ndërsa policia vazhdon t’i përparojë kapacitetet dhe të patrullojë në mbarë territorin e Republikës së Maqedonisë. Janë përmirësuar marrëdhëniet ndëretnike, ndërsa tensionet ndëretnike janë në nivel të ulët”, thuhet në Raport.Si sektorë më kritike janë theksuar gjyqësia dhe administrata publike, me rekomandim për reforma më intensive dhe më të shpejta, me konsensus të gjerë. Komisioni Evropian e noton incidentin në Kuvend, si dhe bojkotin e BDI-së dhe mosmiratimin e rregullores së re kuvendore. Rekomandon të gjitha forcat politike në mënyrë konstruktive të bashkëpunojnë në suaza të institucioneve demokratike. Vlerësohet edhe se mediat pësojnë presione politike, ndërsa ekziston edhe servis i dobët radiodifuziv publik.Në pjesën ekonomike Komisioni Ekonstaton se klima e biznesit është përmirësuar, ndërsa rritja është përshpejtuar. Në vend qeveris një situatë stabile makroekonomike që është rezultat i rritjes pozitive të BPV-së, zvogëlimi i deficitit tregtar dhe borxheve të huaja, si dhe rritja e rezervave shtetërore dhe zvogëlimi i tatimeve. Edhe krahas përparimit, ende është i lartë niveli i ekonomisë së përhimët, ndërsa më problematike është papunësimi i madh.Në Raport nuk ka rekomandim për caktimin e datës për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian. Maqedonia u bë kandidate për anëtarësim në dhjetor të vitit 2005.
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Paraqiten si zyrtarë policor, rrahin dhe plaçkisin të riun nga Shkupi

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Përzhino” në Shkup, tre persona të panjohur e kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *