Home / Lajme / Maqedoni / Rikomponimi I komitetit për marrëdhënie nacionale nuk është në interest ë shqiptarëve

Rikomponimi I komitetit për marrëdhënie nacionale nuk është në interest ë shqiptarëve

Tetovë, 25 Nëntor – Partia për Prosperitet Demokratik është kundër rikonponimit të Komitetit për mardhënie midis bashkësive nacionale pasi që ai komitet nuk është në interes të shqiptarëve, pasi që tëhiqet një anëtar i VMRO-DPMNE-së duke u zëvëndësuar me një anëtarë të LSDM-së.
Këtë qëndrim të PPD-së e ka paraqitur nënkryetari I kësaj partie Ismet Ramadani, gjatë një takimi me gazetarë në selinë e kësaj partie, të shtunën në Tetovë.“Komiteti paraqet organ ndëretnik, dhe jo organ ndërpartiak. Prandaj, PPD nuk e konsideron këtë si sukes. BDI shpesh ose nga mosdalja ose nga naiviteti praktikisht devalvon Marrëeshjen e Ohrit duke bërë mini-marrëveshje të reja me subjeke të caktuara politike maqedonase, fillimisht me LSDM-në, e pastaj edhe me VMRO-DPMNE-në” deklaroi Ramadani.
Sipas tij, sa i përket listës së ligjeve për të cilën janë marrë vesh VMRO-DPMNE dhe BDI, PPD mbetet konsekuent në qëndrimin e saj, se një listë e tillë devalvon Marrëveshjen e Ohërit.

“Sipas analizave të vlerësimeve të ekspertëve tanë, numri I ligjeve që detyrimisht në parlament duhet të sillen me shumicë të dyfishtë të Badenterit është shumë më i madh dhe ai sillet diku rreth 150-ligje”, tha më tej Ramadani.PPD-ja tha Ramadani vlerëson, se BDI në mënyrë të pavetëdijëshme i ka hyrë rrezikut të numërimit që rezulton me zhvlerësim të Marrëveshjes Kornizë. “Sa për ilustrim do të përmendim vetëm disa lgje shumë të rëndësishmë që nuk janë të përfshira në të ashtëquajturën “Marrveshja e majit” siç janë: Ligji për bashkësi fetare, ligji për zhvillim rajonal, ligji për zonat e lira ekonomike dhe ligje tjera vitale” nënvizoi Ramadani.Ai tha se nuk mund të përkufizohen ligjet që janë në interes të shqiptarëve sepse jemi dëshmitarë të themelimit të institucioneve të reja dhe me këtë automatikisht lind nevoja për ligje tjera shtesë.Nënkryetari i PPD-së, në pyetjen e gazetarëve lidhur me aksionin policor në fshatin Brodec, tha se PPD-ja, jep vlerësime ne bazë të platformës së saj politike konform ngjarjeve dhe sipas tij, PPD-ja, është në kontakt të vazhdueshëm me banorët e malësisë së Sharrit për të grumbulluar informacione rreth aksionit policor dhe në bazë të informatave do të dal me një vlerësim.
Nga partia e Vejselit, kanë paraljëmruar se ditën e hënë sërish do të zhvillojnë një takim me gazetarë..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *