Home / Lajme / Rajon / Rinia e PDSH-së trajnohet në Mavrovë në fushën e komunikimit politik

Rinia e PDSH-së trajnohet në Mavrovë në fushën e komunikimit politik

Tetovë, 6 Nëntor – Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Fondacionin Eduardo Frei ka mbajtur në seri trajnimesh në fushën e komunikimin politik. Kjo ka tubuar për tre ditë me rradhë në Mavrovë forumet rinore te partive djathiste të PDSH-së dhe të VMRO-së, konkretisht degët dhe nëndegët e këtyre forumeve të zonës së gjashtë elektorale. Njëri nga përfaqësuesit e PDSH-së që ka marrë pjesë në një seminar të tillë trajnimi Zulfi Dauti tha se ka patur një debat të hapur, në të cilin ka patur shumë diskutime të ndryshme , por ajo që ka qenë thelbësore në këtë seminar ka qenë diskutimi mbi rolin që duhet të ketë lideri I ri .

Seminare të tilla sipas Dautit nga njerëz ekspertë dhe me përvojë nga vende perëndimore (Gjermani dhe Holanda), japin më shumë kuptim për cilësitë që duhet të kenë njerëzit që në të ardhmen do të jenë pjesë e qeverisjes dhe politikës në përgjithësi. Në seminar ka patur gjashtë trajnime bazuar në 6 zonat elektorale (ky ka qenë i fundit) në Republikën e Maqedonisë qëllim ky për fitim në pjesëmarje ne partitë lokale..
Në këtë trajtim kanë marrë pjesë edhe anëtarë të CDU-së të Fondacionit Konrad Adenauer nga Gjermani dhe nga fondacinit Eduardo Frei nga Holanda të cilët kanë ofruar para të pranishmëve shumë informacione rreth temës kryesore mbi trajnimin e liderëve të rij dhe komunikimi politik. Gjithashtu në këtë seminar ka patur edhe zhvillime të tjera duke përfshirë edhe tema të tjera si vlerat bazë të ideologjisë politike të krahut të djathtë si dhe komunikmimi me mediat që përbën një mundësi më të madhe për ata që do të jenë të përcaktuar të ndjekin rrugën e politikës.Zulfi Dauti tha se gjithashtu janë trajtuar edhe tema të tjera që kanë patur të bëjnë me shkathtësitë bazë në fjalim public dhe retorik, trajnimi për debat public si dhe ka patur edhe preskonferencë..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *