Home / Lajme / Maqedoni / Salla e këshillit komunal “mollë sherri” mes komunës dhe PPD

Salla e këshillit komunal “mollë sherri” mes komunës dhe PPD

Ditë më parë Partia për Prosportitet Demokratik respektivisht Prosporiteti Rinor ka reaguar në lidhje me refuzimin e kërkesës së kësaj parite që t’I lejohet mbajtja e Kuvendit të rregullt të kësaj strukture rinore të PPD-së në sallën e Kuvendit komunal. Refuzimi i autoriteteve të Komunës të Tetovës ka qenë banal dhe tepër absurd. Arsyetitmi për këtë refuzim ka qënë se “PPD-së nuk i lejohet të përdorë sallën e kuvendit të Komunës”.
PPD-ja e dënon ashpër këtë metodë hakmarrëse të autoriteteve të Komunës të Tetovës duke i vënë me dije se Komuna e Tetovës nuk është pronë private e BDI-së apo një grushti njerzish që menaxhojnë me atë. Në atë sallë komunale çdoherë janë mbajtur tubime të ndryshme nga të gjitha partitë politike dhe refuzimi që po i bëhet PPD-së është i pabazë, aq më tepër që në Komunën e Tetovës, PPD-ja është e përfaqësuar me një numër të konsiderueshëm të këshilltarëve.

Lidhur me këtë reagim të PPD-së zëdhënsi I komunës së Tetovës Valmir Aziri për TV KOHA tha. “Është një keqëinterpretim nga ana e kësaj partie, nuk ka perzierje të politikës në kët rast, në sallën e komunës nuk mbahen vetem seanca të këshillit të komunës por kjo sallë është e hapur për të gjithë partitë politike, organizatat joqeveritare etj. Sigurisht nuk ka qenë termini I lirë në atë kohë, por ajo punë u takon njerzëve të cilët janë përgjegjës për sallën” tha Haziri..
Ky refuzim i autoriteteve të Komunës së Tetovës është si pasojë e menaxhimit nga politikanë që nuk kanë sensin e demokracisë dhe tentojnë që pronën e qytetarëve të Tetovës ta bëjnë pronë të BDI-së, me ç’rast edhe njëherë konstatojmë me keqardhje se kjo proviniencë politikë nuk mund të ndahet nga ideologjia marksist-leniniste, por me këmbngulje insiston të promovojë vlerat e një politike që moti të dështuar,theksohej ne komunikaten e prosperitetit demokratik..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *