Home / Lajme / Maqedoni / Sërish bujqit bllokuan rrugën

Sërish bujqit bllokuan rrugën

Bujqit nga disa fshatra të rajonit të Polllogut, gjegjësisht nga Piroku, Gradeci, Negotina, Çegrani dhe Sedllarca e Epërme, sote paradite kanë vazhduar me bllokadën e magjistrales Tetovë –Gostivar, për të shprehur, siç thonë revoltën e tyre, për shkak të problemeve që u shkaktuan me grumbullimin e panxhar sheqerit nga ana e fabrikës “4 Nëntori” nga Manastiri..
Ata vazhduan të akuzojnë kompetentët e Fabrikës që nuk i kanë lajmëruar me kohë për fillimin e grumbullimit e panxharsheqerit, edhe pse paraprakisht kishin bërë marrëveshje për grumbullimin e kësaj kulture, që kap një sipërfaqe mbi 40 hektarë.

Bujqit mbeten në qëndrimin e tyre, duke kërkuar realizimin e premtimit të dhënë në bazë të kontratave përkatëse të grumbullimit të panxharsheqerit. Viteve të mëparshme protestuesit thonë se nuk kanë pasur probleme me grumbullimin e kësaj kulture, për arsye se respektohej në tërësi kontrata e bërë. Ata njëkohësisht kanë ripërsëritur, se nëse nuk realizohen kërkesat e tyre, do të vazhdohet me protesta edhe ditëve të ardhshme. Qëllimi I kësaj proteste është për shkak se fabrika e sheqerit nga Manastiri nuk dëshiron që ti marrë edhe pse ne kemi kontratë për panxhar sheqerin të cilën e kemi kultivuar gjatë vitit 2007.Ata na thonë se kanë përfunduar me kampanjën kështu që panxhar sheqeri I mbjellur në fushën e pollogut ka ngelur I panxjerrë prej toke. Qëllimi I atyre nuk ka qenë t’i marrin edhe pse është parë më herët se në kontratat e sivjetme na kanë detyruar me disa kushte që nuk kanë qenë vitet e kaluara, d.m.th vetë kemi kryer pagesën e mbjelles së farës dhe mjeteve për mbrojtjen e bimëve. Këtë vitë na lajmeruan se me 17 shtator do të fillojë kampanja, kampanja fillon prej 17 a thirrjen apo lajmerimin që na e kanë dërguar vetë në Manastir na e kanë dërguar me 17 shtator.”, deklaroi ai për mediat, Sabit Beqirit Kryetar I shoqatës së bujqëve “PIROK, kohë më parë..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *