Home / Lajme / Maqedoni / Shënohet gjashtë vjetori i themelimit të UEJL

Shënohet gjashtë vjetori i themelimit të UEJL

Tetovë, 20 Nëntor – Në universitetin e evropës juglindore në Tetovë, me një ceremoni rasti sot është shënuar gjashtë vjetori i themelimit të tij.Në këtë ceremoni ishin të pranishëm përveç stafit akademik të këtij universiteti, Ministri i Arsimit dhe Shkencës Sulejman Rushiti, njëri prej themeluesve të tij Maks Van der Shtul dhe personalitete të tjerë.Para të pranishmëve foli Ministri Rushiti, i cili theksoi rëndësinë e këtij institucioni të lartë arsimor. Në këtë ditë, kam nderin të jem në mes të shkëndisë e cila ndriçon ardhmërinë, janë gjashtë vite akademike që rezatuan gjashtë gjenerata, ndërsa frytet e punës së pedagogëve dhe profesorëve të këtij universiteti, tash më I hasim nëpër institucione të ndryshme dhe organaizata punuese, tha Rushiti.

”Krenaria dhe dinjiteti janë imazhi I vlerave njerëzore, fuqia e segmentit arsimorë qw mbisundon mbi të gjitha segmentet e jetës, trendet bashkëkohore të paradigmave në oazat e quajtura universitete ndryshojnë rrënjët e vlerave dhe në këto themele që I kemi pranë, procesi mësimor zhvillohet sipas standardeve më bashkëkohore dhe për çdo ditë mishërohen programe të avancuara sipas modeleve të universiteteve botërore më me renome”, potencoi Rushiti, para studentëve.Sipas tij, Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdimisht ka ndjekur punën e UEJL-së dhe është kënaqur me suksesin e arritur të këtij institucioni edukativo arsimor.”Kontributi I cili në kontinuitet jepet nga bashkësia ndërkombëtare për ekzistimin e një Universiteti me standarde evropiane si që është UEJL meriton fjalë miradie dhe falemenderime”, nënvizoi ministri Rushiti.”Sot kur gjeneratat e para të këtij universiteti kanë filluar të stolisen edhe me tituj akademik dhe shkencorë, e kemi më lehtë të dëshmojmë se jemi në rrugë të mbarë drejt ndriçimit të vlerave universale dhe UEJL është institucion I cili luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e arsimit të lartë në RM, I cili posedon staf akdemik me kualitete të verifikuara si dhe programe akademika të kualitetit të lartë”, tha në fund Rushiti..
Ndërkaq rektori Abazi, tha se ky institucion gjatë periudhës së ekzistimit të tij ka rritur nivel të lartë të arsimit si për nga infrastruktura dhe cilësia akademike. “Viti akademik 20067 shënon fillimin e studimeve të gjeneratës së gjashtë të studentëve dhe sot uejl është instituicoon i arsimit të lartë me afër 8000 studentë dhe më se 1500 të diplomuar, këtë më së e miri flet edhe fakti që Universiteti disponon me një staf të kompletuar akademik prej afro 300 profesorëve dhe asistentëve nga vendi rajoni dhe vende të BE-së e SHBA-ve.Aty gjenden rreth 100 doktor të shkencave, po aq magjistra dhe rreth 100 me diploma deridiplomike me rezultate të shkëlqyera”, tha rektori.Sipas tij Universiteti tani më disponon me një sipërfaqetë mbuluar prej afër 30 mijë Metra katrorw që korespondon me afër katër metër katrorë për një student gjë që nënkupton një përshtatje me standardet më të larta ndërkombëtare.E gjithë kjo e përkrahur me një strukturë moderne ku përshkruhet suksesi I një institucioni arsimorë në rajon e më gjerë”, tha në mes tjerash rektori Abazi.
Ai më tej shtoi se Bordi I Universitetit ,duke pasur parasysh rrethanat e reja, aprovoi edhe strategjinë e re për zhvillimin e universitetit për periudhën 2007/2010.Sipas kësaj strategjie, tha rektori misioni I Universitetit mbetet I pandryshuar duke vazhduar synimet në kontributdhënien në sferën e arsimit sipëror në gjuhën shqipe Kryetari i bordit të këtij universiteti, Rolf Dubs, duke uruar për punën që ka bërë ky univeresitet tha se ky institucion duke respketuar standardet evropaine dhe kartën e Bolonjës është një instutucion i cili ka arritur shumë në sferën e arsimit..
Manifestimi i sotëm është përcjellë edhe me një pikë muzikore dhe himinin e universitetit të intepretuar nga ana e këngëtarit Agim Poshka..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Vjedhje në Strugë, hajduti gjen çelësin nën qilim

Një hajdut nga Struga ka vjedhur në një shtëpi, pasi ai e ka hapur derën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *