Home / Lajme / Maqedoni / Sheshi i Tetovës në pritje të zgjidhjes së kontesteve pronësore juridike

Sheshi i Tetovës në pritje të zgjidhjes së kontesteve pronësore juridike

Tetovë, 14 nëntor – Komuna e Tetovës në mars të këtij viti, hapi konkurs për projekt ideor për rregullimin e komunikacionit dhe ambientit në qendrën e Tetovës. me vendim të Komisionit për zgjedhje të projektit ideorë më të mirë, vendin e parë e morri projekti i personit juridik “NAER PROJEKT”.Në këtë projekt parashihet rregullimi i komunikacionit nëpërmjet ndërtimit të një unaze për komunikacion , ndërtimin e parkimit nëntokësorë me 170 vende parkimi, ndërtim të një kompleksi dyqanesh nëntokësore si dhe adaptim të një hapësire të gjerë e cila do të shfrytëzohej nga qytetarët si shëtitore ..
Nga komuna e Tetovës nuk kanë ndonjë afat të saktë kohor për të bërë të ditur se kur mund të fillohet me punë në rregullimin e sheshit.Atje thonë se nuk eksziston ndonjë pengesë por megjithate duhet të repektohen disa procedura.”Nuk mundemi të konkretizojmë se kur do të hapet konkursi për projekt realizativ sepse janë disa afate procedurale që duhet respektuar” tha kreu i geoinxhenjeringut Xhemali Mehazi.në brifingun me gazetarë.

Pikërisht ky fakt e vështirëson procedurën për të filluar me realizimin e projektit.Mehazi tha se pikërisht edhe për këtë çështje ka ngelur pa rregulluar trotuari në rrugën “Iliria” sepse sipas tij, nëse e rregullojmë tani trotuarin atëherë me projektin për rregullimin e qendrës duhet që të prishet sërish trotuari, gjë që financiarisht nuk mund ta mbulojë komuna.Sipas tij,duhet rregulluar disa çështje pronësoro-juridike dhe më pas të kalohet në anën praktike..
Vlerësohet se realizimi i këtij investimi , i cili parasheh ndërtim të qendrës sipas parametrave më bashkëkohore, të kushtojë rreth 4 milion euro.Komuna e Tetovës mendon se ky çmim është i kapshëm dhe se nuk do të ketë pengesa të mëdha financiare rreth realizimit të këtij projekti kapital.Projekti realizativ duhet të paraqesë zgjedhjen e komunikacionit automobilistik dhe atij të këmbësorëve në qendër të Tetovës ku kryqëzohen bulevardet “Iliria ”, Ilindenska” .Në projekt sipas të dhënave parashihet që të ndërtohet një vend parkim nëntokësor, pasi që vend parkimet mungojnë në Tetovë..
(U.H)

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *