Home / Sport / Shkëndija – Pelister

Shkëndija – Pelister

Klubi futbollistik Shkëndija arriti që të shënoj edhe fitorene dytë këtë kampionat në përballjen kundër ekipit të Pelisterit nga Manastiri me rezultat 1:0. Fitoren mjaftë te vlefshme ekpit “Kuqëzi” ia solli futbollisti më I mirë në rradhët e Shkëndisë Buran Emrullahu I cili pas një goditje denimi arriti që të shënoj gol mjaftë të bukur që I gëzoi pa mas mbi 6000 shikuesit e tubuar në këtë takim. Futbollistet e Shkëndisë kanë krijuar edhe disa raste të mira për shënim, 10-të minuta para përfundimit të takimit Artm Shaqiri kishte një rast ideal për të ngritur rezultatin në 2:0 pas asistimit të Buran Emrullahur, por ai gjuan drejtë portjerit të Pelisterit.

Për ekipin e Shkëndisë në këtë ndeshje debutuan trajneri I ri Edmond Miha dhe dy futbollistet të cilët javën e kaluar erdhen nga ekipi I Vardarit si lojtarë të huazuar Buran Emrullahu dhe Nikolla Tonevi. Kjo fitore ekipin e Shkëndisë pas 14-të xhiros e largon nga pozita e 12-të dhe tashmë ekipi I trajnerit Edmond Miha ngritet për një vend më lartë në poziten e 11 me 9 pikë. Takimin e radhës Shkëndija do ta zhvilloje me 25 nëntorë kundër Sileksit në Kratovë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *