Home / Lajme / Maqedoni / Shkon të kërkojë nuse edhe plagoset vetë

Shkon të kërkojë nuse edhe plagoset vetë

Tridhjetë e dy vjecari, S.A, nga fshati Tearcë, në mëngjesin e së hënës ka shtënë me plumb në këmbën e tij të majtë mbi gjunjë, sepse prindërit e të dashurës së tij, 25 vjecares, L.M, nuk i kanë lejuar që ai të martohet me atë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendëshme. Sipas informatave të policisë, personi, S.A me veturën e tij, “Shevrolet spark”, ka shkuar në fshatin Orashë që të kërkojë të dashurëne tij për grua.

Prindërit e saj, kanë kundërshtuar këtë propozim dhe ai ka nxjerrë pistoletë, dhe ka shtënë një plumb, me ç`rast është lënduar në këmbën e majtë mbi gjunj. Pas incidentit ai është transferuar në spitalin e Tetovës. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendëshme ne veturën e tij është gjetur edhe një pistoletë me gaz dhe një mjet metali..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *