Home / Lajme / Maqedoni / Sistemi i ri i ajrit të kondicionuar ne ‘Teteks’

Sistemi i ri i ajrit të kondicionuar ne ‘Teteks’

Në mënyrë solemne në fabrikën e tekstilit “Teteks” në Tetovë, u lëshua sistemi i ri i ajrit të kondicionuar.Ky projekt është realizuar nga ana e amabasadës norvegjeze, në bashkpunim me shoqatën për mbrojtje dhe shëndet në punë të maqedonisw si edhe me sekretariatin për çështje evropiane..
Përfaqësuesja nga amabasada e Norvegjisë Arjeta Çilafi tha se ky program ofron kondicionim ajri në 20 fabrika përreth Maqedonisë. “Kjo fabrikë është pjesë e programit për vënien në përdorim standardet evropiane të punës në industrinë e veshmbathjeve në R.M. Ky program ofron kondicionim ajri në 20 fabrika përreth Maqedonisë dhe do të vazhdojmë në 2 vitet e ardhshme”, deklaroi Arjeta Cilafi.

Me këtë projekt fabrika Teteks, vazhdon me riorganizimin e rregullave të tregut, vazhdon me punë me projektin e kursimit të energjisë dhe realizimit të biznesit të vogël nga teprica teknologjike e Teteksit. Realizimi i këtij projekti është zhvilluar në dy faza.Shuma e përgjithshme e këtij investimi është 37.500 euro, nga të cilët 30 mijë euro janë donuar nga Qeveria e Norvegjisë dhe 7.500 euro janë mjete vetanake të shoqatës akcionare Teteks në tetovë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *