Home / Lajme / Rajon / Takimi i kryetarit të komunës së Gostivarit Nevzat Bejta

Takimi i kryetarit të komunës së Gostivarit Nevzat Bejta

Nje delegacion i Komitetit Evropian për Çështje ekonomiko-sociale sot zhvilloi një takim pune me kryetarin e komunës së Gostivarit Nevzat Bejta. Qëllimi i delegacionit të përbërë nga Miklosh Barabas nënkryetar dhe Cveto Stantic dhe Loic Defaje anëtarë të Komitetit ishte të informohen me zhvillimet ekonomike në kuadër të klimës së përgjithshme politike në rajonin e komunës së Gostivarit si një nga komunat më të mëdha në Republikën e Maqedonisë.

Kryetari Bejta duke dashur të krijojë një perceptim për situatën momentale ekonomiko-sociale në Gostivar dhe shkaqet që kanë sjellë deri në këtë gjendje, fillimisht njoftoi delegacionin e lartë evropian me klimën politike në vend..
Një nga parakushtet kryesore për zhvillim të ekonomisë në Gostivar potencoi Kryetari Bejta është decentralizimi i pronës shtetërore, hap ky të cilin qeveria aktuale nuk ka vullnet për ta ndërmarrë. Nga ana tjetër Komuna e Gostivarit ka qenë dhe cdo herë është e gatshme për përgaditjen e dokumentacionit të kompletuar për të gjithë ata që janë të interesuar të investojnë dhe që paraprakisht kanë zgjedhur cështjen e pronësisë së tokës. Për më tepër qeveria aktuale riorienton të gjithë investritorët e intersuar në Maqedoninë lindore duke tentuar vazhdimisht të lejë pasdore vendbanimet e banuara me shqiptarë..
Delegacioni i lartë evropian u dakordua që sa më shpjetë Kuvendi i RM-së duhet të sjellë ligj për decentralizimin e pronës shtetërore në mënyrë që të përshpejtohet dhe zhvillimi ekonomik në vend..
Ky takim faktmbledhës me Kryetarin e Komunës që u pasua nga takime me përfaqësues të shoqërisë civile, do të shërbejë si bazë në përpilimin e Raportit i cili do të diskutohet më 4 dhjetor nga ana e grupit studiues për marrëdhënjet e Maqedonisë me Unionin Evropian.

Gjithashtu lexo

Vrasja e të riut shqiptar, publikohen pamjet e kapjes së dy autorëve nëpër ferra (Video)

Policia shqiptare ka publikuar pamje të operacionit për kapjen e autorëve të vrasjes së të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *