Home / Lajme / Maqedoni / Tetova nikoqire e manifestimit ‘Gruaja e Shkathtë’

Tetova nikoqire e manifestimit ‘Gruaja e Shkathtë’

Më 17 nëntor në restoran Elektra në Tetovë, do të mbahet manifestimi tradicional “Gruaja e shkathtë”, që organizohet nga ana e shoqatës joqeveritare gruaja e shkathtë.Ky manifestim ka karrakter multinacional, sepse marrin pjesë gra nga të gjitha përkatësitë kombëtare në vend. Sipas kryetares së shoqatës joqeveritare Gruaja e shkathtë , në këtë manifestim do të marrin pjesë 25 përfaqësuese nga të gjitha qytetet e maqedonisë. Ndërkaq, Rabije Ismaili, dekoruese, u ka bërë thirrje që edhe gratë shqiptare të marrin pjesë në këtë manifestim tradicional.

Gjatë një takimi me gazetarë në zyrat e shoqatës gruaja e shkathtë u bë e ditur edhe për pjesëmarrjen e pjesëtarëve të kësaj shoqate në Turqi, në prezencë të ministrit të kulturës të maqedonisë, atij të Turqisë dhe prefektit të stambillit, ku u mbajtën ditët kulturore të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *