Home / Lajme / Maqedoni / Tv Koha në vendngjarje

Tv Koha në vendngjarje

Pas aksionit të djeshëm të Ministrisë së punëve të Brendëshme të Maqedonisë, kundër grupit të armatosur të udhëhequr nga Lirim Jakupi dhe Ramadan Shiti, ekipi i televizionit Koha në orët e pasditës, së të mërkurës qëndroi në fshatin Brodec, konkretisht deri në hyrje të fshatit, ku ishin edhe të stacionuara forca të Policisë.Së pari në fshat nga ana e policisë janë lejuar të hyjnë përfaqësuesit e OSBE-së, ndërsa ekipet e gazetarëve janë ndalur në hyrje të fshatit Brodec.
Rrugës për në fshatin Brodec, në fshatin Shipkovicë, është vërejtur edhe një veturë e shkatërruar.

Në hyrje të fshatit Brodec ka pasur një makinë e blinduar e forcave speciale të policisë. Afër policëve ka pasur edhe gjurmë të shpërthimeve të armëve të ndryshme cka do të thoë se gjatë luftimeve janë përdorur armë të rënda nga të dyja palët.
Policia ka njoftuar se ka kapur një sasi të madhe të armatimit dhe se shumë shpejt do t’i ekspozojnë për mediat. Mirëpo deri në orët e vona kjo nuk ka ndodhur. Edhe në orët e vona nuk ka tërheqje të forcave policore nga vendi..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *