Home / Lajme / Maqedoni / USHT lidh bashkëpunim me universitetin e Shkodrës

USHT lidh bashkëpunim me universitetin e Shkodrës

Tetovë, 23 nëntor – Është nënshruar marrveshje bashkpunimi midis Universitet Shtetëror të Tetovës dhe Univerzitetit “Luigj Gurakuqi” nga Shkodra, Republika e Shqiprisë. Kjo marrveshje është nënshkrua nga rektorët e këtyre univerziteteve Sadi Bexhiti I USHT-së dhe Mahir Hoti nga Univerziteti I Shkodrës. Rektori I universitetit shtetëror të Tetovës Sadi Bexheti tha se përfundon edhe një akt shumë të rëndësishem, me nënshrimin e marveshjës së bashkpunimit më universitetin e Shkodrës. “USHT përfundon një akt të rëndësishëm me nënshkrimin e kësaj marrëveshje dhe shpresojmë se kjo do të konkretizohet në vepra dhe aktivitete që do të ndërmerren”.Marrëveshja përfshin disa pika kryesore: aktivitete dhe projekte të përbashkëta në fusha të ndryshme përfshirë edhe ato pasuniversitare, shkëmbimin e studentëve, shkëmbimin e personelit akademik dhe administrativ, shkëmbimin e përvojave dhe materialeve për ECST-në, shkëmbimin e literaturës, konferenca të përbashkëta shkencore etj.

Marrëveshja përfshin bashkëpunim mes fakulteteve respektive të universiteteve, me theks të vecantë Fakulteti i shkencave matematiko-natyrore, i shkencave të mjekësisë dhe Fakulteti filologjik. Me rastin solemn të nënshkrimit të marrëveshjes Rektorët shkëmbyen dhurata, libra për bibliotekat përkatëse..Nga ana e tij rektori I universitetit “Luigj Gurakuqi” nga Shkodra tha se është një ditë e rëndësishme sepse nënskkruajmë marrveshje me një universitet nga hapsira shqiptare. “Eshtë e rëndësishme, se sot, me nënshkrimin e kësaj marrëveshje realizohet edhe strategjia e Universitetit tonë për bashkëpunim ndërmjet universiteteve të trojeve shqiptare. Kjo marrëveshje e cila shtrihet në shumë fusha dhe ka shumë prioritete krijon hapësira për bashkëpunim reciprok për zhvillimin e Universiteteve tona” u shpreh Rektori HotiGjatë vizitës në Maqedoni rektori I univerzitetit do të marrë pjesë në aktivitet që mbahen në vendin tonë me rastin e 22 nëntorit ditës së alfabetit të gjuhës shqipe..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Vjedhje në Strugë, hajduti gjen çelësin nën qilim

Një hajdut nga Struga ka vjedhur në një shtëpi, pasi ai e ka hapur derën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *