Home / Lajme / Maqedoni / Biblioteka e Tetovës shpalli 12 lexuesit më të rregullt

Biblioteka e Tetovës shpalli 12 lexuesit më të rregullt

Tetovë, 14 dhjetor – Biblioteka e Tetovës shpalli 12 lexuesit më të rregullt për vitin 2007. Në këtë evenimet merrnin pjesë drejtoresha e bibliotekës së Tetovës Nora Kasa Vejseli, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike Shqiptare Daut Rexhepi Leka, familjar dhe presonalitet të tjera. Me këtë rast para të pranishmëve foli drejtoresha e bibliotekës së qytetit, Nora Kasa-Vejseli e cila tha, se libri është burim diturie, ndërsa njeriu gjatë tërë jetës ka nevojë që të ushqehet me dijeni.
Tetova me dy universitete, shumë shkolla të mesme dhe fillore ka nevojë për një bibliotekë moderne dhe të furnizuar me libra. Shpresojmë që këto kërkesa sa më parë t’i përmbushim.Biblioteka e qytetit disponon me një numër të konsiderueshëm librash, por kjo nuk do të thotë se i përmbush kërkesat e lexuesve tanë. Është koha e ekspansionit të librave, nga natyra të ndryshme, ndërsa ne si bibliotekë duhet të jemi në shërbim të këtyre kërkesave.

Në fund dua të falënderoj Ministrinë e Kulturës për përkrahjen e këtij projekti, ku ne sot, do t’i shpërblejmë lexuesit më të rregullt të bibliotekës sonë”, tha Nora Kasa.Fitues ishin , Semir Alimin, i cili vijon mësimet në klasën e shtatë në shkollën fillore “Rexhep Voka” nga fshati Shipkovicë.Mimoza Abdilin, nxënëse e klasës së tetë në shkollën fillore “Istikball”.Nxënësja e klasës së gjashtë të shkollës fillore “Skënderbeu”, të fshatit Poroj, Qëndresa Rexhepi, vazja e deputetit Daut Rexhepi Leka. Revide Ramani, gjimnazi i Tetovës. Valon Kurtishin, student, profesoresha Ylbere Neziri. .
Deputeti Daut Rexhepi Leka tha se me ndërtimin e bibliotekës së re të Tetovës do të organizihohen edhe më tepër aktivitete të këtilla. “Unë do ta vlerësoja si shumë të rëndësishme, këtë eveniment nga që sepse evenimentet e ketilla ni kohë kanë munguar, mendoj së kjo është një nismë e mirë edhe pse në kushte të vjetra, dhe shpresojë se me ndërtimin e bibliotekës së Tetovës do të ketë takime do të ketë organizime edhe më të shumta dhe të shpeshta që do të ketë një inspirim një inkuraim për të inkurajuar gjeneratat e reja që të përqendrohen në këtë drejtim” tha Leka. Një ndër fitueset e çmimit Qendresa Rexhepi nga shkolla fiillore Skenderbeu nga fshati Poroj ndjehet e lumtur me fitimin e këtij çmimi. “Për mua paraqet një gjë shumë të mirë, jamë e lumtur që kamë fituar këtë çmim, do të vazhdojë të lexoj edhe mëtutje sa të mundëm”. Fituesve nga ana e Bibliotekës së Tetovës ju ndajtën dhurata, ndërsa për të pranishmit kishte të organizuar edhe disa pika muzikore. .
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *