Home / Lajme / Maqedoni / Edhe Sllatina me stadium

Edhe Sllatina me stadium

Tetovë, 4 dhjetor – Agjencia për Rini dhe Sport në përkrahje të Qeverisë, ka mundësuar që edhe Tetova dhe vende të tjera përreth këtij qyteti të përfshihen në projekte për ndërtimin e objekteve sportive, që janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e disa sporteve dhe për përmirësimin e kushteve nëpër këto terrene, të cilat në shumë vende kanë munguar deri tani. Këto ditë zëvendësdrejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Hakik Ferati ka vizituara thuajse të gjitha ato vende ku do të ndërtohen këto terrene të futbollit dhe sallat sportive që bëhen në kuadër të dikasterit të cilin ai e drejton. Ai ka parë së afërmi vendet ku do të ndërtohen dhe është njohur në përgjithësi me shumë gjëra. Ai njëkohësisht të martën zhvilloi edhe disa vizita të tjera në rajonin e Tetovës, ku konfirmoi për Televizionin Koha” se do të vizitojë edhe Sllatinën për të parë nga afër vendin ku do të ndërtohet terreni i madh sportive, i cili sipas tij tanimë ka kaluar si projekt nga Agjencia dhe do të pasojë në të ardhmen vetëm faza e ndërtimit të tij.

Ndërtimi i stadiumi në këtë fshat të Komunës së Tearcës ka dhënë sinjale pozitive dhe është mirëpritur nga banorët, për shkak se aty ekziston skuadra e futbollit të madh që garon në ligën e tretë, por janë edhe skuadrat e grup-moshave tjera që kanë shënuar shumë rezultate.
“Ky projekt i Agjencisë ka kaluar dhe pritet që të ndikojë në shumë dimensione dhe të përmirësojë kushtet sportive të cilat bazën e kanë te stadiumet e rregulluara mirë dhe më pas edhe në zhvillime të tjera”, sqaron Ferati..
Sipas fjalëve të zëvendësdrejtorit në bazë të projektit të Agjencisë për rini dhe sport, sallave sportive dhe fusha futbolli do të ndërtohen edhe në USHT, afër UEJL-së, në Poroj, Zherovjan dhe stadiumet e mëdha në Bogovinë, Zhelinë, Pirok dhe Sllatinë..
Ndryshe përveç terreneve sportive do të ketë edhe ndërtime të tjera siç është ai i Pishinës në Tetovë..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *