Home / Lajme / Maqedoni / Efikasiteti i Policisë së Tetovës 52 përqind

Efikasiteti i Policisë së Tetovës 52 përqind

Tetovë, 26 dhjetor – Sektori për punë të brendëshme në Tetovë, gjatë vitiot 2007 ka ofruar sigurim të mjaftueshëm për të gjithë rajonin.Edhe pse ky vit kishte shumë ngajrje SPB-ja e Tetovës arriti që të realizojë pa ndonjë dëm të madh të tyre.Këtë e ka deklaruar kryeshefi i Sektorit për punë të Brendëshme në Tetovë Faik Dervishi.”Në pajtueshmëri me strategjinë e reformave në Polici si dhe plani akcion për implementimin e procesit për reforma në drejtim pët tabelimin e sisitemit efikas në punën policore me hyrje në fuqi të Ligjit për punë të brëndëshme SPB-ja e Tetovës, funskionin e saj do ta arrijë në rajon dhe me siguri do të mbulojë një të tertën e popullatës së Maqedonisë”, deklaroi Dervishi.

Sipas tij, gjatë 2007 shënohet një gjendje e sigurisë të mjaftueshme me zvogëlim të numrit të kryerësve të veprave penale në krahasim me periudhën e vitit paraprak.”Në anën tjetër SPB-ja e Tetovës e rriti funskionin e zbulimit me të cilën është arritur efikasitet gjithsej 52 përqind, të veprave penale të realizuara.Edhe këtë vit e mëtutje mbahet tempoja për ralizimin e veprave penale nga deliktet pronësore para se gjithash, vjedhje të rënda të cilat ishin borxh të gjendjes së përgjithshme ekonomike të popullatës dhe kryerësit e veprave penale në mënyrë të shpejtë ballafaqohen me ligjin dhe paraqet rritje në numrin në interes pronësor që paraqet rritje të numrit të kryerësve potencial të këtij lloji të veprave penale”, deklaroi kryepolici i Tetovës Faik Dervishi.Dervishi, tha se aktiviteti i përgjithshëm i SPB-së së Tetovës, ka patur përkrahje të madhe nga qytetarët e Tetovës.Ai më tej vërjeti se Policia e Tetovës, arriti që të sigurojë kushte të përshtatshme sigurie për banorët e rajonit të Pollogut.
“SPB-ja e Tetovës, bashkangjit me aktivitetet e eliminimit të formave të organizuara të kriminalitetit me akcent të veçantë për eliminimin e bandave krimiale dhe grupacione të cilat me përdorim të armëve të zjarrit kryenin forma të rënda të veprave penale para se gjithash vjedhje të rënda dhe vjedhje me dhunë.Për atë qëllim me grumbullimin e plotë të njohurive infromative nga tereni si dhe bashkëpunim të domosdoshëm të popullatës u ndërmorr aksion republikan “Stuhia Malore”, me të cilën u gjet sasi e armësh zjarri dhe heqje lirie të udhëheqësve të këtyre grupeve kriminale”, tha Dervishi..
Këshillat komunale të Tetovës dhe Gostivarit, nuk kanë disponim politik që të ketë zgjidhje për emërimin e komandantëve të stacioneve policore.Në mungesë të këtij disponimi politik Ministresha Gordana Jankullovska dhe zëvendësi i saj Refëet Elmazi, nuk kanë mundësi që të emërojnë dikënd, nga se nuk është prononcuar dhe aspak nuk ka qenë në rend dite në kuvendet komunale.Në kuvendet komunale ku ka patur disponim për dhënie të pëlqimit për një aplikant, Ministresha ka vendosur që ai të jetë Komandant i atij stacioni.Në Gostivar dhe në Tetovë nuk ka disponim të tillë ashtu që kandidatët që u ofruan nga Ministria këshillave komunale i plotësonin të gjitha kriteret, ishin të arsimuar me fakultet (shkalla e 7), paraprakisht kishin qenë në poste udheheqëse dhe nuk kishte asnjë problem për të marrë problem dikushi.Në këtë formë, dëshirohet që të shkaktohet një krizë dhe në stacionet policore të Tetovës dhe Gostivarit dhe me shkaktimin e kësaj krize të paraqitet mungesë në funksionimin normal të stacionit policorë .Me paraqitjen e kësaj mungese të mos implementohet edhe sistemanizimi, pjesa ku parashihet vendet për stacionet policore.Dhe me kete policia, respektivisht ajo e Gostivarit dhe Tetovës, të mos jenë funksionale, ka deklaruar kryeshefi i sektorit për punë të brendëshme në Tetovë, Faik Dervishi, lidhur me vonesën e emërimit të zgedhjes së shefit të stacionit policor në Tetovë..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *