Home / Lajme / Maqedoni / Gjatë vitit 2007 1.510 të diplomuar në UEJL

Gjatë vitit 2007 1.510 të diplomuar në UEJL

Tetovë, 28 dhjetor – Me 1.510 të diplomuar ,rreth 100 doktorë të shkencave,me 11 docentë doktorë që janë zgjedhur në thirrjen profesor inordinar ,po aq magjistra dhe rreth 100 me diploma deridiplomike ,me një magjistër dhe dy doktorët e parë të shkencave,janë rezulatët që e shënojnë vitin 2007 në IUEJL.Ishin këto disa nga suksest që i radhiti rektori i UEJL-së gjatë raportit përfundimtarë për këtë vit.Sipas tij,sot sipas deklaratës së bolonjës, dallojmë studimet e standardizuara në disa nivele: 3+2+3.

“Këtë vit, e lëshuam në përdorim objektin e ri të qendrës për arsimimin e biznesit që u bashkëfinancua nga komisioni evropian nëpërmjet agjencisë evropiane për rikonstruim (EAR), që ka investuar 2. 370. 000 euro, përfshirë këtu edhe uejl-në me më shumë se 1. 100. 000 euro “ nënvizoi Abazi,në kuadër rapotrit mbi projektet më kapitale.
Në universitet, në mënyrë paralele, janë duke u zhvilluar të dy regjimet e studimeve: programet studimore të ciklin të parë sipas sistemit katërvjeçar dhe atij trevjeçar .Abazi me këtë rast paralajmëroi se në vitin 2008, do të diplomojë edhe gjenerata e parë e studentëve të programit trevjeçar..
” Me kohë e filluam procesin e dizajnimit të programeve studimore të ciklit të dytë (studime këto pasdiplomike dyvjeçare), që do të shënojnë rrumbullakimin e këtij “dycikëlshi” 3+2, të preferuar sipas sistemit të bolonjës”,theksoi Rektori i UEJL-së..
Me qëllim që të diplomuarve t’u japim shanse për inkuadrim në suaza të sistemit aktual të punësimit Ky institucion i lartë arsimor është në fazën e përgatitjes edhe të opsionit 3+1, të studimeve deridiplomike, që do të pasohet me magjistraturë njëvjeçare..
Përndryshe,UEJL është universiteti i parë që investon në tregun e kapitalit.Ai mban pozitën udhëheqëse në rajon përsa i përket implementimit të teknologjisë së informimit. Roli i institutit të mjedisit jetësor dhe shëndetit, si dhe qendrat, që funksionojnë në kuadër të uejl-së si: qendra për zhvillimin e biznesit, ajo e gjuhëve, e kompjuterëve, e të drejtave të njeriut, e karrierës, e marrëdhënieve ndërkombëtare, si dhe ato kërkimore-hulumtuese..
Ajlin Kadriu

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *