Home / Lajme / Maqedoni / Gjelbërohet spitali i Tetovës

Gjelbërohet spitali i Tetovës

Tetovë, 2 nëntor – Ministri i Palnifikimit Hapësinor dhe Ambientit Jetësor Xhelil Bajrami, të dielën qëndroi në Tetovë, me ç`rast ka vizituar spitalin e Tetovës, për të parë për së afërmi realizimin e projektit për rregullimin e hapësirave të spitalit të Tetovës.Ministri Bajrami qëndroi në Tetovë, për të përuruar realizimin e projektit për rregullimin hortikulturor të oborrit të spitalit që është finansuar nga ana e Ministrisë së Ekologjisë.Me këtë rast tani më janë shtuar hapësirat e gjelbërta, ulse dhe ndriçimi i hapësirave.Ministri Bajrami është shprehur se ministria e Ekologjisë në kontinuitet mbështet projekte në sferën e ambientit jetësor në Tetovë.

“Sot jam këtu së bashku me drejtorin Asan Luma dhe erdhëm për të parë gjelbërimin dhe infrastrukturën tjetër të finansuar nga Ministria e Planifikimit Hapësinor dhe Ambientit Jetësor në vlerë prej 1 milion e 400 mijë denarësh.Pak a shumë jemi munduar të zgjidhim problemet që kanë qenë jashtëzakonisht të rëndësishëm për qytetarët pasi që nuk ka patur amebiente gjelbërimi, nuk ka patur infrastrukturë, hapësira me bekatona edhe ulse.Ne në kontinuitet dhe në vazhdimësi do të mbështesim projekte me rëndësi për spitalin e Tetovës.Ne si minsitri edhe në vitin 2008 kemi planifikuar investime të fuqishme në Tetovë edhe në spitaline tetovës dhe së bashku me drejtorin kemi një projekt për hedhurinat e spitalit”, deklaroi ministri Bajrami.Nga ana e tij drejtori i qendrës medicinale Asan Luma është shprehur i kënaqur për invetsimin në institucionin që udhëheq ai dhe për këtëka falemnederuar ministrin Bajrami.“Ne sot ndajmë kënaqësinë e përbashkët për realizimin e hapësirave ku së bashku me ministrin Bajramin kemi investuar në sferën e rregullimit të hapësirave të spitalit ku kemi vendosur shporta për hedhurina për të rregullur hapësirat e gjelbërta të spitalit, janë vendosur pllaka bekatoni, karrike për të ulur dhe ndriçime në hapësirat e spitalit dhe shumë punë tjera.Me këtë mendojmë se kemi zgjidhë një nevojë të vazhdueshme të hapësirave të spitalit dhe vlerësoj se projekti ka qenë mjaft i suksesshëm dhe ne jemi në kontakte të vazhdueshme me ministrin për realizmin e projekteve të ardhëshme, konkretisht për hedhurinat medicinale që shpresoj bashkërisht ta realizojmë vitin e ardhshëm”, deklaroi drejtori i spitalit të Tetovës Asan Luma..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *