Home / Lajme / Maqedoni / Kapen hajnat e televizorëve

Kapen hajnat e televizorëve

Tetovë, 21 dhjetor – Sektori për punë të brendëshme në Tetovë, në kuadër të autorizimeve ligjore, kohëve të fundit, në mënyrë intenzive ka ndërmarrë masa dhe aktivitete me qëllim të zbradhjes së veprave penale, vjedhje të rënda, ku nga ana e kryerësve të këtyre vjedhjeve është shkaktuar dëm i madh material. ”Në bazë të informacioneve që posedonte SPB-ja, e Tetovës, pas kryerjes së vjedhjeve të rënda në magazinën e shoqatës tregtare, Pallma Trejd, vjedhje të rënda në barnatore dhe në shtëpi. Nga ana e njësive të posaçme, janë zbuluar kryerësit e këtyre veprave dhe të njejtëve nga ana e gjykatës së Tetovës u shqiptuar masa e paraburgimit prej tridhjetë ditëve”, njoftoi kreyshefi i SPB-së së Tetovës Faik Dervishi.

Gjatë aksionit policor janë gjetur 9 televizor, LCD, 1 sistem DVD, një përforcues Jamaha, sasi e madhe e barnave të ndryshëm në vlerë prej 3 mijë euro, 2 bicikleta të ri dhe paijsje tjetër e vogël, tha Lulzim Salihu, udhëheqës i krim teknikës në SPB-në, në Tetovë.Ndryshe më 26 nëntor, nga shoqata tregtare, pallma Trejd, kohë më parë janë vjedhur 18 televizorë LCD.Policia e Tetovë informoi se janë zbuluar vjedhësit, njëri gjendet në paraburgim ndërsa tjetri në arrati..
Në fund nga SPB-së, apelohet që me qëllim të bashkëpunimit me qytetarët, nëse të njejtit, kanë njohuri në lidhje me personat ose ndërmarrjet që tregtojnë aparaturë teknike me prejardhje të dyshimtë të njejtit në periudhë kohore të informojnë SPB-në e Tetovës. .
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *