Home / Lajme / Maqedoni / Kënga “Pa Dhunë” , fituese e festivalit Bletëzat 2007

Kënga “Pa Dhunë” , fituese e festivalit Bletëzat 2007

Tetovë, 7 nëntor – Kënga “Pa dhunë“ e interpretuar nga Bleranda dhe Tauland Halili, sipas tekstit të shkrimtarit Dashmir Halili dhe orkestrim të Virusit, është kënga fituese e fetsivalit “Bletëzat 2007”, që u mbajt mbrëmë në qendrën për kulturë në Tetovë, në organizim të Radio Bletës. Ndërkaq, publiku pëlqeu këngën “Dy dhurata për diasporën” e kënduar nga Arti dhe Nora Zylbehari, nga Tetova. Në festival, i cili kishte karakterr garues, morrën pjesë 16 këngëtar të rinj, prej të cilëve nga Shkupi, Tetova, Struga, Kërçova etj..
Juria profesionale përbëhej nga Fatmire Çeliku, redaktore e emisoinit për fëmijë në RTM, Miftar Abdiu, profesor i gjuhës shqipe dhe Adriatik Murati, profesor i muzikës, ku vlersuan me çmimin e parë këngën “Pa dhunë“ të interpretuar nga Bleranda dhe Tauland Halili, sipas tekstit të shkrimtarit Dashmir Halili dhe orkestrim të Virusit.

Ndërkaq vendin e dytë e zunë kënëgët “Kënga na bashkon” e kënduar nga Drilona Abdiu nga Kërçova me tekst të shkrimtarit Sadik Emroja dhe me orkestrim e muzik të Samir Dërgutit dhe kënga “Mrekullia e parë“ e kënduar nga Hana Pollozhani nga Shkupi. Ndërsa me vendin e tretë u shpërblyen këngët “Dëshira Fëmirore” e kënduar nga Erblina Islami, kënga “Kam një problme” e kënduar nga Eljesa Aliu” dhe kënga “E pësoj mburaveci” e kënduar nga Leart Abduli..
Nata e mbajtjes së festivalit ishte me të vërtetë një festë për fëmijët, për prindërit e tyre, por edhe për të gjithë të tjerët. Këtë e tregoi edhe salla e mbushur gjatë mbajtjes së këtij festivali tani më tradicional dhe i vetmi për nga lloji në Tetovë.
.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *