Home / Lajme / Maqedoni / Kolonia e artistëve në Kodrën e Diellit

Kolonia e artistëve në Kodrën e Diellit

Tetovë 24 dhjetor – Të premten në Hotelin “Sllavia” në Kodrën e Diellit, është hapur Kolonia e artve figurative me dhjetë artistë ballkanikë.
Artistët siç janë Hasan Nallbani nga Shqipëria, Ismet Jonuzi nga Prishtina dhe Zake Prelvukaj, nga Maqedonia Nehat Beqiri, Pavle Kuzmanovski, Zoran Boshkovski e kështu me radhë, për pesë ditë me radhë do të përpilojnë vepra artistike në Kodrën e Diellit me motive të hapura.
Veprat e artistëve pas kryerjes së punës nuk do të ekzposohen, por ato do të shiten me në auksion publik, ku do të jenë të ftuar njerëz nga fusha e biznesit në Maqedoni.
Përfaqësuesit e organizatorit, Shoqatës së artisëtve figurative të Tetovës, paralajmërojnë se me mjetet e grumbulluara në auksion do të ndërtohet Shtëpia e artistëve, e cila do të locohet në rajonin e Tetovës. (U.H)

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *