Home / Lajme / Maqedoni / Kryeministri Gruevski inicon takim të ri liderësh partiakë për ligjet nga axhenda e BE-së dhe NATO-s

Kryeministri Gruevski inicon takim të ri liderësh partiakë për ligjet nga axhenda e BE-së dhe NATO-s

11 nëntor – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Nikolla Gruevski i dërgoi ftesë me shkrim kryatares së LSDM-së Radmilla Shekerinskës për pjesëmarrje në takimin e liderëve që do të mbahet të enjten, në Klubin e deputetëve, kumtoi pres-shërbimi qeveritar. “Në suaza të mbajtjes së komunikimit dhe dialogut të rregullt mes partive relevante politike, ndërsa në kontekst të bisedimeve që i zhvilluam dhe çështjet që i hapëm në takimin e kaluar liderësh, Ju ftoj të mbajmë takim të ri. Në këtë takim, krahas vazhdimit të bisedimeve të filluara, pres që lëndë të diskutimeve të jenë edhe ligjet prioritare për integrimin në Bashkimin Europian dhe NATO, propozim ligjet zhvillimore dhe projekte të Qeverisë, Rregulloren kuvendore dhe të gjitha çështjet tjera për të cilat konsiderojmë se nevojitet të hapet diskutim dhe të ndërtohet koncensus politik”, thuhet në letrën e kryeministrit dhe lider i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *