Home / Lajme / Maqedoni / Lëndohet një zjarrëfikës gjatë shuarjes së zjarrit në spitalin e Tetovës

Lëndohet një zjarrëfikës gjatë shuarjes së zjarrit në spitalin e Tetovës

Tetovë, 5 nëntor – Katër orë ka zgjatur intervenimi i zjarrëfikësve për të shuar zjarrin që kaploi të martën një pjesë të spitalit të Tetovës. Zjarri që shpërtheu në orët e hershme të mëngjesit të ditës së martë dëmtoi bllokun internistik. Zjarri shkaktoi vetëm dëme materiale por nuk ka patur viktima dhe dëmet materiale llogariten mbi 50 mijë euro. Përgjegjësit e spitalit menjëherë kanë lajmëruar Njësinë e zjarrfikësve, të cilët me urgjencë kanë dalë në terren, ndërsa si përforcime kanë ardhur ekipe të zjarrfikësve nga qyteti i Shkupit. Të hospitalizuar gjatë zjarrit kanë qenë 32 fëmijë të cilët janë evakuar me urgjencë.

Pas evakuimit të suksesshëm të pacientëve në katet e mëposhtme, njësiti i zjarrfikësve pas gati 4 orë intervenimi arriti që përfundimisht t’a shuajnë zjarrin. “Në këtë intervenim njësia e zjarrfikësve tregoi pregatitjen e vet profesionale, vlen të theksohet ndihma e ofruar nga njësia e zjarrfikësve të Shkupit, e cila erdhi pas kërkesës së Kabinetit të Kryetarit të Komunës, nga njësiti i zjarrfikësve gjatë intervenimit plagë në këmb mori një nga zjarrfikësit dhe 5 të tjerë u helmuan nga tymi dhe gaznat, të plagosurve u është ofruar ndihma e parë dhe më pas janë lëshuar në shtëpi”, bënë të ditur burime tona. Drejtori i Spitalit të Tetovës, Hasan Luma, gjatë takimit që pati me gazetarët, sqaroi se për shuarjen e zjarrit kanë qenë të angazhuar diku 25 zjarrfikës, ndërsa edhe ndërmarrja publike komunale “Tetova” ka ofruar ndihmë me kamionë. Ndërkaq, në orët e pasditës së të martës në vendngjarje qëndroi edhe vetë Ministri i Shëndetësisë Imer Selmani i cili ka premtuar se do të bëjë gjithcka që është e mundur që ky dëm të sanohet. U.H

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *