Home / Sport / Milano fiton ndaj Shkëndijës

Milano fiton ndaj Shkëndijës

Derbi shqpitar I zhvilluar në Kumanovë, midsi Millanos dhe Shkëndisë përfundoi me fitore minimale 1:0, për skuadren e Millanos. Golin e vetëm për ekipin kumanovar e shënoi Llazarevski në minuten e 57. Futbollistet “Kuqëzinjë” kanë patur disa raste të mira për të shënuar gol por, prapëseprap futbollistet e Millanos iu gëzuan tre pikëve në fund të takimit. Pas përfundimit të ndeshjes trajneri I deritanishëm I Shkëndisë Edmond Miha shprehet I pakënaqur nga referimi I gjyqtarit të kësaj ndeshje Aleksander Stavrev. “Referimi ka qenë katastrofal anadaj kjo ka qenë arsyeja e vetme pse kemi humbur ndeshjen, Shkendija nuk është dashur të humb, madje kemi mundur të fitojmë.” Ka deklaruar trajnri shqiptar Edmond Miha. Ekipi I Shkëndisë për të dytën herë pësoi disfatë nga Millano gjatë këtij kampionati, në ndeshjen e parë të zhvilluar në Tetovë, Millano patë fituar me rezultat 3:1. Millano me fitoren minimale ndaj Shkëndisë, arriti që të sigurojë vendin e dytë në ediconin vjeshtor me 36 pikë 10 më pakë se kampioni vjeshtor Rabotniçki Kometalli.

Ekipi I Shkëndisë në edicionin vjeshtor shënoi 4 fitore, po aqë barazime dhe 10 disfata. “Kuqëzinjët” edicionin vjeshtor e përfundojnë në vendin e 10 në tabelen e klasifikimit me 16 pikë. Në javën e fundit të edicionit vjeshtor janë arritur këto rezultate.

Renova – Vardari 1:1
Millano – Shkëndija 1:0
Bashkimi – Cementarnica 0:2
Rabotniçki Kometalli – Napredoku 3:0
Makedonija Gjorçe Petrov – Sileksi 1:1
Pobeda – Pelisteri 2:1

Kampion vjeshtor në ligen e parë republikane është Rabotniçki Kometalli me 46 pikë, në vendin e dytë është radhitur Millano me 36, ndërsa në të tretin Vardari me 30 pikë.
Renova me 25 pikë, radhitët në vendin e gjashtë , Shkëndija, mbanë vendin e 10 me 16 pikë, ndërsa Bashkimi I Kumanovës zbret në vendin e fundit me 11 pikë. Ndeshjet e para të stinorit praneror do të zhvillohen me 2 mars..
Kasam Selimi

Gjithashtu lexo

Mësohet kundërshtari i Shkëndijës në rrethin gjysmëfinal (Foto)

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës e ka mësuar kundërshtarin e radhës për kualifikimin në Europa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *