Home / Lajme / Maqedoni / Nënshkrime për lirimin e të arrestuarve në Brodec.

Nënshkrime për lirimin e të arrestuarve në Brodec.

Tetovë, 6 nëntor – Iniciativa qytetare Semi Hebibi, e cila në këshillin e komunës përfaqësohet me një këshilltarë, në bashkëpunim me këshillin e emergjencës të fshatit Brodec dhe organizata joqeveritare do të organizojë aksion për grumbullimin e nënshkrimeve të qytetarëve për lirimin e të brugosurve civil nga fshati Brode, të arerstuar në mëngjesin e 7 nëntorit të këtij viti, në aksionin policor Stuhia Malore.Këtë e ka bërë të ditur Semi Hebibi dhe përfaqësues të këshillit të emergjencës gjatë një takimi me gazetarë të enjten në Tetovë.”Duke u bazuar në deklaratat e fshatarëve të Brodecit të cilët pohojnë njëzëri se të arrestuarit janë fshatarë të tyre dhe janë të pafajshëm sepse janë arertsuar në shtëpitë e tyre dhe se të njejtit kanë qenë të paarmatosur dhe me tesha civile, ne përmes grumbullimit të nënshkrimeve do të kërkojmë lirimin e tyre”, tha Semi Hebibi, para gazetarëve.

Sipas tij, aksioni do të organizohet në të gjitha qytetet e banuar me shqiptarë dhe në diasporë dhe më pas nënhskrimet do të dorzëohen në institucionet relevante në vend dhe atyre ndërkombëtare.”Besojmë se kjo iniciatvë e jona e bazuar në normat dhe veprimet bashkëkohore demokratike do të ndikojë në funskionimin e drejtë të shtetit juridik ku nuk dënohet asnjë qytetar pa fakte të duhura dhe pa anjë faj”, tha Hebibi..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *