Home / Lajme / Maqedoni / Pilot matura shtetërore filloi në kohë dhe pa probleme

Pilot matura shtetërore filloi në kohë dhe pa probleme

Tetovë, 5 nëntor – Në të gjitha shkollat e mesme në Maqedoni sot filloj testimi provues për maturën shtetërore. Maturantët në vitin e katërt të arsimit të mesëm 240 minuta me shkrim iu përgjigjen të gjitha pyetjeve nga lënda e gjuhës amtare (maqedonisht, shqip ose turqisht). Nga lënda e dytë zgjedhore, matematike ose gjuha e huaj (anglisht, frëngjisht, gjermanisht ose rusisht), do të testohen nesër dhe provimi do të zgjasë 180 minuta.Prej rreth 22.000 maturantëve, për pilot-maturë janë paraqitur 17.542 ose rreth 75 për qind. Prej tyre shumica ka interes për dhënien e provimit të gjuhës së huaj (10.078), ndërsa më pak për matematikë (7.464). Testimi është provë e përgjithshme e projektit që do të zbatohet prej kësaj gjenerate të maturantëve. Njëri prej testatorëve në shkollën e mesme të gjimnazit foli rreth asaj se si ka shku testimi I sotëm I cili u shpreh se gjithçka ka rrjedhur normalisht.Të gjithë maturantët që nuk do ta japin maturën shtetërore në qershor do të ketë afat të dytë provimi në gusht për.

Qëllimi i maturës provë nuk është kontrolluese të suksesit të nxënësve, por funksionimi i procedurës për dhënien e provimit dhe maturantët t’i përgatisë për testimin kryesor.Materialet e testimit për pilot-matura sot janë dërguar në shkolla dhe prej atje me postë urgjente do të kthehen në Zyrë për vlerësim. Rezultatet priten në fund të muajit, ndërsa Këshilli i maturës shtetërore do të vendos nëse ato do të publikohen. Për nxënësit e tjerë nga viti i parë, i dytë dhe i tretë sot dhe nesër nuk do të ketë mësim dhe këto ditë do t’i plotësojnë në vazhdim. Krahas dy lëndëve zgjerdhore, maturantët në fund të vitit shkollor 2007/2008 do të testohen dhe për dy lëndë interne sipas zgjedhjes, ndërsa që të jepet matura duhet të punojnë edhe një projekt. Edhe në qytetit e Tetovës, konkretisht në pesë shkollat e mesme të mërkurën ka filluar testimi provues për maturën shtetërore.Sipas përgjegjësve testimi ka filluar në kohë dhe pa ndonjë vonesë apo parregullësi.Proceura ka qenë pas shpërndarjes së testeve ka pasuar shpjegimi i testit për 15 minuta nga ana e testatorëve dhe më pas 240 minuta kanë qenë në dispozicion për të plotësuar testin, për maturantët.Nxënësit e shkollës së mesme të ekonomisë testin e kanë realizuar në objektin e Gjimnazit, ndërsa gjimnazistet në shkollën fillore Goce Dellçev e kanë realizuar pilot maturën shtetërore.Poashtu testimi është realizuar edhe në shkollën e mjekësisë dhe atë të bujqësisë.Sipas burimeve tona, nxënësit tjerë këtë ditë e kanë shfrytëzuar për ekskurzion në Kodrën e Diellit.Kjo ditë sipas vendimit të Ministrisë së arsimit dhe shkencës do të zëvendësohet një të shtune..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Sot para gjykatës themelore të Kumanovës, ndryshoi qëndrimin e tij,pendohet vrasësi i Almir Aliut, u kërkon falje familjarëve

Boban Iliq, i akuzuar për vrasjen e Almir Aliut, sot para Gjykatës Themelore të Kumanovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *