Home / Lajme / Maqedoni / Policia e Tetovës lufton kontrabandën me fishekzjarre

Policia e Tetovës lufton kontrabandën me fishekzjarre

24 dhjetor – Të shtunën në stacionin për siguri në komunikacionin rrugor, janë prezantuar fishkezjarret të cilët të shtunën rreth orës 17 në autostradën Shkup-Tetovë, gjatë një kontrolli rrugor në automjetin me markë “Ford tranzit”, i cil ka kryer transport publik të udhëtarëve, në bagazhin e njërit prej udhëtarëve A.J. (21) nga fshati Zhelinë i Tetovës, ku u gjetën rreth 15 mijë copë fishekzjarre të paketuara në katër pako.Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, personi është arrestuar, mjetet piroteknike i janë konfiskuar për procedurë të mëtejshme dhe pas zbardhjes së rastit kundër tij do të vijojë padi përkatëse.Nga fillimi i vitit deri në këtë muaj në vargun e rasteve të marra për shkatërrimin e kontrabandës dhe tregtisë të paligjshme me mjete të ndryshme piroteknike nga ana e MPB-së me bazë penale janë denoncuar 27 persona, ndërsa janë konfiskuar 333.539 fishekzjarre dhe mjete të tjera të ngashme. Gjithsej, pa sasinë e konfiskuar për uikendin, policia e Maqedonisë me bazë penale dhe kundërvajtëse ka denoncuar 71 persona prej të cilëve janë konfiskuar 361.881 fishekzjarre dhe mjete të tjera piroteknike.

Gjatë periudhës nga 1 dhjetori e deri në 21 dhjetor, policë të autorizuar të stacionit policor për siguri të komunikacionit rrugor, në autostradën në Tetovë, gjatë kontrolleve në komunikacionin rrugor, për shkak të dyshimeve për kryerje të kundërvajtjeve doganore, janë marrë përkohësisht 4 vetura dhe një kamion, si dhe kundër vozitësve janë marrë masa adekuate.Sipas Muhamet Halilit, zëvendës kryeshef i stacionit policor për siguri në komunikacionin rrugor në Tetovë, janë dhënë ftesë për pagesë me gjobë për 812 persona, 662 fletëpagesa për kundërvajtje dhe janë dërguar kërkesa deri në gjyqin e Tetovës për 74 persona. .Ndryshe më 1 dhjetor u lëshua në përdorim Stacioni për siguri në komunikacion, në Tetovë, i cili ka 42 persona të autorizuar dhe përfshinë autostradën nga Saraji e deri në Strazhë.Këtij stacioni i janë ndarë 10 vetura të policisë dhe 3 xhip, dhe paijsje tjera teknike.
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *