Home / Lajme / Maqedoni / PPD-ja kundër pakos sociale për dëshmorët dhe invalidët e luftës

PPD-ja kundër pakos sociale për dëshmorët dhe invalidët e luftës

Tetovë, 12 nëntor – Marveshjet të cilët BDI-ja i ka bërë më LSDM-në paraprakisht dhe me VMRO-DPMNE-në tani ,devalvojnë marrëveshjen e Ohërit dhe për këtë ne shprehin shqetësimet tona.Këtë e ka bërë të ditur zëedhënësi i PPD-së, Arjanit Hoxha gjatë një takimi me gazetarë sot në Tetovë.
“Duke dëgjuar faktorin ndërkombëtar nënkuptohet se BDI ka bërë edhe një gabim të rradhës duke e parë si zgjidhje pakon sociale për dëshmorët dhe invalidët e luftës. Nga këtu informojmë opinionin se PPD nuk e përkrah këtë mini-marrveshje të BDI-së pasi që devalvohet esenca e problemit, sepse ky problem duhet të zgjidhet me ligj dhe jo me pako sociale siç e parasheh BDI-ja. Dëshmorët nuk derdhën gjakun e tyre që funksionarët e BDI-së të fitojnë kolltuqet dhe mos i mbrojnë aspak interesat e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës”, ka thënë Hoxha para gazetarëve.
PPD-ja konstaton, siç tha Hoxha, se BDI për interesa të saja të ngushta partiake, grupore dhe individuale me çdo kush do të zbehë Marrveshjen e Ohrit duke bërë marrveshje të tjera si të ashtuquajturën Marrveshje të 29 Majit, vetëm e vetëm për ti dëmtuar interesat e shqiptarëve dhe atyre që flijuan jëtën e tyre për ideale më të larta.

“PPD-ja asnjëherë nuk do të pranojë që gjaku i dëshmorëve të kurorzohet me pako sociale, pasi që dëshmorët dhe invalidët e luftës janë pjesa më e lavdishme e historisë së shqiptarëve këtu në Maqedoni, ata nuk bënë luftë që sot të futen në grupin e qytetarëve që kanë nevojë për asistencë sociale, prandaj edhe ne nuk do lejojmë që të shkelet mbi gjakun e dëshmorëve”, theksoi ai..
Hoxha më tej vërejti se ne e dimë dhe kemi informacione të sakta se BDI është e vetëdijshme se çfarë gabimi po bën dhe ata nuk e bëjnë këtë nga mosdija, por e bëjnë për të mbrojtur individët të strukturave të tyre apo ish-funksionarët që janë të zhytur thellë në kriminalitet.
“Nga këtu ne i bëjmë apel BDI-së që të mos luajë me fatin e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës. Poashtu i bëjmë apel BDI-së që të largohet nga këshillat që i jep kryetari i shtetit për t’a mbyll këtë çështje në dëmin ton, dhe sygjerojmë që më mirë është ata t`i kthehen faktorit politik shqiptar dhe së bashku me ekspertët të përpilojmë një ligj ku do ketë një zgjidhje të denjë për veteranët e luftës. Çdo çështje që lihet hapur një ditë do të zgjidhet, dhe këtë më së miri e dëshmon shembulli i UT-së”, deklaroi zëdhënësi i PPD-së Arjanit Hoxha.
PPD-ja u ka bërë thirrje të gjithë organizatat që janë në mbrojtje të vlerave t’i bashkangjiten shqetësimit tonë dhe të ngrejmë zërin kundër strukturave të BDI-së, që ata mos t`i futin luftëtarët shqiptarë në kategori të familjeve të varfra, fundi i fundit ata nuk kanë qënë në luftë për BDI-në dhe Ali Ahmetin por kanë luftuar për ideal dhe nuk kanë nevoj për pako sociale por kanë nevoj për zgjidhje institucionale dhe të barabartë me forcat ushtarako-policore të Maqedonisë, tha Hoxha duke i kërkuar, BDI-së që nëse nuk mund të ndihmon të paktën mos të dëmton, sepse nuk fillon dhe mbaron gjithcka me BDI-në.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *