Home / Sport / Renova fiton në transfertë

Renova fiton në transfertë

Tetovë, 4 nëntor – Ekipi I Renovës ka shënuar fitore të thellë 3:1 kundër ekipi shqiptar Bashkimit të Kumanovës, ndeshje kjo që u zhvillua në Negotinë, përshkak të denimit nga komisioni disiplinor të FFM-së, për ekipin e Bashkimi që 12 ndeshjet që duhet t’I zhvilloje si nikoqir tanimë ata patjetër t’I zhvillojnë jashtë Kumanovës. Skuadra e Renovës arriti që shfrytëzoj formën e dobët të Kunaovarëve dhe terenin neutral, dhe në 45 minutat e para arrien që të shënojnë tre gola. Ishte pikërisht Argjent Beqiri ai I cili shënoi dy gola për ekipin e Renovës dhe të dy golat I shënon nga penalltia.

Në minuten e 14 Beqiri sjellë në avantazh Renovën pasiqë futbollistet e Bashkimit ndalin në menyrë të palejuar Ismailin, në minuten e 32 referi I këtij takimi Meçkarovski tregon për se dyti herë në pikën e bardhë, kësaj here ishte Trajçov futbollisti që u ndal nga mbrojtja e Bashkimit në menyrë të palejuar edhe kësaj here autor I golit Ishte Argjent Beqiri. Futbollisti nga Gostivari Beqiri arriti që në minuten e 45 të shënoj edhe golin e tijë të tretë në këtë takim. Golin e vetëm për ekipin e Bashkimit e shënoi Ramadani në minuten e 67 të takimit. Me këtë fitore tashmë Renovë ka tubuar 24 pikë dhe është shumë afër që në edicion vjeshtor të përfundoj në vendin e katërt në renditjen tabelare, pasiqë ka vetëm një pikë me pakë se Pelisteri që aktualisht mbanë vendin e katërt në tabel me 25 pikë. Takimi e ardhëshëm “Gipspunuesit” do ta zhvillojnë në Shkupë kundër skuadrës aktualisht gjendët në poziten e fundit Cementarnicës.

Java e 16, në ligen e parë të maqedonisë në futboll , ishte mjaftë e suksesshme për ekipet shqiptare, ku tre nga ato shënuan fitore. .
Në xhiron e 16 janë arritur rezultatet në vijim.

Shkëndija – Napredoku 2:1
Bashkimi – Renova 1:3
Millano – Sileksi 4:0
Rabotniçki Kometalli – Pelisteri 1:0
Makedonija – Vardari 1:1
Pobeda – Cementarnica 4:3 .
Tabeles së klasifikit I prinë ekipi I Rabotniçkit me 40 pikë, ndiqet nga Millano me 33 pikë dhe Vardari me 28 pikë. Renova aktualisht mbanë vendin e pestë me 24 pikë, Shkëndija tashmë ka zbritur në një vend me poshtë në të 10 me 13 pikë, ndërsa Bashkimi tani zbret në vendin e parafundit me 11 pikë.

Gjithashtu lexo

Kjo është festa e “çmendur” e lojtarëve të Shkëndijës (Video)

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka kaluar në rrethin gjysmëfinal të Europa Ligës, Klubi shqiptar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *