Home / Lajme / Maqedoni / Salla e sporteve në Tetovë kalon në duart Universitetit

Salla e sporteve në Tetovë kalon në duart Universitetit

Tetovë, 26 dhjetor – Salla e sportit në Tetovë, do të jetë në shfrytëzim të studentëve Universitetit Shtetëror të Tetovës.Këtë e ka vendosur edhe Ministria e Arsimit dhe shkencës, përmes një vendimi të nënshkruar.Këtë e ka pohuar drejtori i ndërmarrjes për administrim me objektet sportive, Miftar Zyberi.Gjatë ditës së sotme Zyberi, me asistencë të Policisë, ka marrë nën administrim sallën e sporteve në Tetovë.Ai ka akuzuar edhe organet gjyqësore për korupcion.
“Sot në bëmë një punë që nuk e kanë bërë organet e gjyqësisë në Maqedoni, pasi që e din edhe opinioni i brendshëm edhe opinioni ndërkombëtar se me ç`farë organe të koruptuara përballet maqedonia dhe ne sot me asistencë të policisë kemi marrë objektin e sallës së sportit në Tetovë.Kanë kaluar të gjitha afatet ligjore dhe procedurat gjyqësore dhe pas pritjes njëvejçare që të vendos gjyqi, ai nuk vendosi për këtë çështje dhe ne e bëmë këtë”, deklaroi, drejtori i Ndërmarrjes për Administrim me objektet sportive në Maqedoni Miftar Zyberi.

Ndërkohë që ka reaguar drejtori i ndërmarrjes Bild Internacional-Sport , Muhamet Ameti, i cili thotë se më 24 janar të vitit 2006, ka nënshkruar një kontratë me ndërmarrjen për administrim me objektet sportive në Maqedoni dhe thotë se kontrata është nënshkruar për një për një periudhë prej 30 vjetëve.
Sipas tij, në kontratë qëndron se ai pas marrjes së objektetit dhe tereneve sportive duhet që të invetsojë.”Kam investuar diku rreth katërdhjetë mijë euro në sallë dhe përmes një projekti tjetër të ambasadës Zvicerane, për vendosjen e ulësve në stadiumin e qytetit”, thotë Ahmeti..
Zyberi në anën tjetër thotë se nuk mund të nënshkruhet kontratë 30 vjecare, sepse sipas ligjit kontratë mund të nënshkruhet vetëm për 5 vjet dhe këto rregulla i ka sjellë oda ligjësvenëse.
Ndryshe, me procesin e decentralizimit, me objektet sportive kanë menaxhuar komunat.Por pas proceseve gjyqësore sallat u kthyen në administrim të shtetit.Bild Internacional thotë se është në procedurë gjyqësore në gjykatën themelore Shkupi-1 me ndërmarrjen për administrim me objektet sportive.(R.K)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *