Home / Sport / Shkëndija fiton për ballistët

Shkëndija fiton për ballistët

Tetovë, Shkëndija të dielën në një ndeshje tejet të madhe ndaj Bashkimit të Kumanovës me rezultat (1:0). Golin e vetëm e shënoi Cvete Deliovski në minutën e 23′, kurse me këtë realizim i dha fitoren e merituar skuadrës tetovare, e cila me këtë triumf i dha edhe lamtumirën e fundit kryesisë së “Ballistëve” të cilët në fund të takimit nxorën parullën e tyre “Kjo kryesi mbaroi misionin e vet, tradita vazhdon me gjeneratat e reja”..
Ndryshe, Shkëndija ka mundur që të shënojë fitore më të lartë po të kishin shfrytëzuar rastet e krijuara në pjesën e parë nga Emurllahu dhe Tenekexhiev. Në pjesën e dytë të ndeshjes tempi i lojës bie dhe futbollistët e të dyja skuadrave luanin më tepër në mesfushë duke mos tentuar që të rrezikohet porta kundërshtare.
Në fund të ndeshjes, Argjend Ramadani, pati një rast të mirë, por nuk arrin ta konkretizojë.

Pas takimit, mbrojtësi i Shkëndijës, Ardian Cuculi deklaroi se kjo është një fitore e dyfishtë..
“Fitoi skuadra, por njëkohësisht fituan edhe tifozët e Shkëndijës, të cilët festuan 15 vjetorin e tyre. Falënderoj të gjithëve për përkrahjen”, u shpreh Cuculi. .
Nga ana tjetër kryetrajneri i Shkëndijës, Edmond Miha pohoi se është i kënaqur, që skuadra mori tre pikë. .
“Kemi fituar një ndeshje të madhe dhe i uroj ballistët për 15 vjetorin. Kemi arritur një ngritje vertikale në këto takime të zhvilluara. Prandaj uroj që skuadra e Shkëndijës të vazhdojë me këto rezultate”, tha Miha.

Gjithashtu lexo

Kjo është festa e “çmendur” e lojtarëve të Shkëndijës (Video)

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka kaluar në rrethin gjysmëfinal të Europa Ligës, Klubi shqiptar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *