Home / Lajme / Maqedoni / Sjellja e policisë shumë e rëndësishme në raport me qytetarët

Sjellja e policisë shumë e rëndësishme në raport me qytetarët

Tetovë, 14 dhjetor – Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë organizoi të premten një punëtori ku morrën pjesë përfaqësues të policisë së Tetovës në të cilin merrte pjesë edhe kreu I saj Faik Dervishi, ishin gjithashtu edhe përfaqësues nga policia e Gostivarit, përfaqësues nga Organizatat joqeveritare, OSBE, prokuroria publike, Gjykata Themelore e Tetovës, Obdusmani etj. Kjo sipas zëdhënësit të policisë Lulzim Shabani ka patur të bëjë me implementimin e kodeksit dhe etikës së sjelljes së policisë.
SPB e Tetovës gjatë periudhës mars–tetor sipas Shabanit janë organizuar takime me punëtorët e policisë, ku janë përfshirë edhe ata të uniformuar dhe krim policisë me qëllim të implementimit të kodeksit dhe etikës së policisë ku janë implementuar akte nënligjore të sjellura nga Këshilli I Ministrave të UE-së ku për qëllim ka qenë mënyra e sjelljes së policisë, organizimi në kuadër të MPB-së bashkëpunimi me organizatate ndryshme qeveritare dhe joqeveritare, gjykatat etj.

Gjatë mbajtjes së këtyre punëtorive nga ana e SPB-së janë njoftuar punëtorët e policisë me pasojat e mosrespektimit të kodeksit policorë ndërsa këto të fundit janë mjaft të mëdha për shkak se ka të bëjë me sjelljen gjatë punëve të përditshme të policisë në terren, marrëdhëniet dhe bashkëpunimi me qytetarët, marrëdhëniet me gjykatën dhe anasjelltas etj..
Zëdhëniësi Shabani tha se sjellja e policisë duhet të jetë në nivel , nuk duhen tejkaluar ato gjëra që janë të përcaktuara me ligjet e shtetit të Maqedonisë dhe me ligjet evropiane “Ne duhet të vazhdojmë edhe më tej të jemi në shërbim të qytetarëve“ tha Shabani.
Kryetari I Gjyqit të Tetovës Xhemali Arifi tha për se “prezenca ime në këtë tryezë pune organizuar nga MPB-ja në lidhje me etikë n dhe kodeksin e sjelljes së policisë gjatë kryerjes së detyrave të pjesëtarëve të punëve të brendshme është në funksion të asaj duke marrë parasysh se gjyqi është ajo pjesa finale që duhet të vendos në lidhje me cështjet”. Ai theksoi se me rëndësi është për të që pjesëtarët e policisë janë pasqyra e shtetit sepse shumica e tyre janë të uniformuar dhe në momentin e parë kur vijnë në kontakt me qytetarët do të duhen ta kenë parasysh balansin ose baraspeshën në mes të ruajtjes dhe të drejtave dhe lirive të qytetarit Sipas tij dihet që cdo qytetarë derisa nuk është I dënuar me vendim të plotfuqishëm llogaritet I pafajshëm në bazë të kushtetutës dhe ligjeve në fuqi dhe në anën tjetër thotë ai pjesëtarët e policisë janë të obliguar ta sigurojnë ruajtjen e rendit public.” Roli I policisë është shumë I rëndësishëm dhe në këtë kontekst tema është shumë e qëlluar dhe do të ndihmojë në përmirësimin e mëtutjeshëm dhe korrektësinë e policisë në përgjithësi “ tha Arifi duke shtuar se është shumë I rëndësishëm edhe bashkëpunimi I ngushtë I institucionit që ai e drejton me policinë
Ndërkohë që është konfirmuar se punëtori të tilla do të zhvillohen edhe në të ardhme dhe do të ketë akoma trajtime të temave të ndryshme për të bërë një polici sa më profesionale dhe në shërbim të qytetarëve në përgjithësi..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *