Home / Lajme / Maqedoni / Tetova ende në vendin e parë me të sëmurë nga TBC

Tetova ende në vendin e parë me të sëmurë nga TBC

Tetovë, 5 nëntor – Organizata komunale e kryqit të kuq të Tetovës, në bashkpunim me Kryqin e kuq të republikës së Maqedonisë, ministrinë e Shëndetësisë dhe me përkrahjen finansiare të Global Fondit organizuna një punëtori për projektin në luftë kundër tuberkulozit dhe zbulimin e hershëm.
Koordinatorja e proektit Aneta Trgaçevska tregoi më detalisht rreth projektit dhe pjesmarësve e cila u shpreh me këtë rast do të mbahet një tribunë kushtuar tuberkulozës ku do të prezantohen të dhëna të detajuara, analzia dhe në fund konkluzione.Sipas disa raporteve të mëhershme në vendin tonë, çdo vjetë po regjistrohen 670-700 raste me të infektuar nga Tuberkuloza.

Ndërkaq doktor primarius Islam Besimi bëri të ditur se në qytetin e Tetovës ekziston sëmundja e tuberkulozës me nivel më të lartë se në vendet tjera..
Përndryshe me sëmundjen e tuberkulozës janë të infektuar rreth 2 miliard njerëz apo një e treta e popullsis së botës. Kjo sëmundje është ngjitëse dhe përhapet me anë të ajrit. Në qoftë se nuk mjekohet cdo person bartës aktiv mesatarisht shkakton infektimin e 10 apo 15 personave tjerë.
(U.H)

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *