Home / Lajme / Maqedoni / Tetova me qendër për mbizotërimin e së drejtës

Tetova me qendër për mbizotërimin e së drejtës

Tetovë, 17 dhjetor – Alianca rinore në Tetovë në kuadër të qendrës për mbizotrimin e të së drejtës në tetovë, pregaditi një projekt I cila ka të bëjë me korupcionin.
Në bashkpunim me organizatën qytetare OHO – Shkup, do të realizohet projekti “Qendra antikoruptive lokale ”, e cila financiarisht është e përkrahur nga Fondi gjerman Marshall. Proekti do të zgjasë plot 10 muaj, nga të cilët një muaj përfshin trajnime për personelin dhe 9 muaj angazhimi me palë. “Projekti parasheh angazhim me partnerët lokal në Kumanovë dhe Kavadarc me qëllim të hapjes së qendrave të posa]me të cilët sëbashku me qytetine Tetovës, do të numrojn gjithsej 3 në nivel nacional. Këtë muaj , si edhe në dy qendrat e tjera, fillon pjesa e punës me palë në qendrën e mbizotrimit të të drejtave në Tetovë”, tha Nebojsha Zaharievski, kryetari shoqatës Alinasa Rinore.

Puna në qendrën e mbizotrimit e të së drejtës në Tetovë sipas Zaharievskit do të përfshijë, dhënien e këshillave për mbrojte nga korupcioni në nivel lokal të subjeketeve lokale – qytetarët, përfaqësues dhe subjekte të biznesit dhe sektori qytetar të cilët janë dëshmitar dhe viktima të korupcionit, informim dhe edukim të subjekteve lokale për korupsion dhe mënyrat se si mund të evitohet korupsioni.”Ky projekt u dedikohet kategorisë të cilët nuk kanë informacione të mjaftueshme dhe nuk kanë njohuri se si të mënaxhojnë me problemin.Nuk do të pranohen rastet ku është sjellë vendin I plotësfuqishëm gjyqësor, keq menaxhim me procedurën pa elemente koruptive, ku janë shkelur të drejtat e njeriut pa elemente koruptive dhe një morri rastesh tjera ku pala nuk ka dhënë mito”, tha më tej ai.Indikacioni kyç për ekzistimin e korupcionit duhet te jetë, kur klientit I janë kërkuar të holla, shërbim ose mënyrë tjetër e korupsionit, a është klienti dëshmitar I asaj ngjarje dhe tjera , deklaroi ai .Rastet koruptive mund të parqiten në tel, 044 338 884..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *