Home / Lajme / Maqedoni / Tetova pa qendër për trajtim të alkoolistëve

Tetova pa qendër për trajtim të alkoolistëve

Tetovë, 6 nëntor – Numri I konsumuesve të alkoolit në Tetovë, po rritet por mungon ndihma për shërimin e tyre. Në disa qytete ka klube ku ofrohet trajtim për përdoruesit e alkoolit. Ndërkaq mungojnë edhe shifrat e sakta se sa është numri i konsumesve të alkoolit.
Doktor Musli Ferati, shef I njësisë së psihiatrisë në spitalin e qytetit të Tetovës, theksoi se alkoolizmi është një sëmundje mjekësore – sociale dhe e njejta mund të shërohet, por duhet vende të veçanta ku atyre duhet t`u ofrohet trajtim adekuat. Sipas tij, në Maqedoni ekzistojnë vetëm shtatë klube të alkoolistëve, ku kushtet për shërim nuk janë edhe aq të lakmueshme.
Doktor Musli Ferati në ndërkohë kërkon angazhim më të madhë nga institucionet shtetërore në organizimin e një sistemi I cili do të ndihmonte më shumë në shërimin e këtyre njerëzve që janë të varur nga alkooli sepse vetëm një qendër në spitalin e Bardovcit në Shkup, nuk i plotëson nevojat që i kërkon shoqëria jonë.

Psikologët janë shprehur se familja ka ndikim shumë të madh në pengimin e kësaj dukurie tek te rinjtë. Për shifra të sakta nuk mund të flasësh për në Tetovë, sepse ende nuk ka një organizim të tillë shtetërorë I cili do të kujdesej më shumë për këto persona”, theskojën ekspertët.Statistikat jozyrtare flasin për përdorim të tepruar të alkoolit sidomos nga ana e të rinjve.Psikologët thonë se të rrinjt më së shumti alkoolin e përdorin në ahengje dhe këtë në të shumtën e rasteve e bëjnë nga kërshëria, ndërsa më vonë kjo kalon në shprehi dhe varshmëri prej saj.Përveç se përdorimi i tepruar i alkoolit që shkakton në shëndetin e njerëzve, në të shumtën e rasteve edhe inicdentet dhe aksidentet rrugore vijnë si pasojë e personave që janë në gjednje të dehur. .
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Vjedhje në Strugë, hajduti gjen çelësin nën qilim

Një hajdut nga Struga ka vjedhur në një shtëpi, pasi ai e ka hapur derën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *