Home / Lajme / Maqedoni / U nisën edhe 85 pelegrin nga Tetova

U nisën edhe 85 pelegrin nga Tetova

Tetovë, 4 nëntor – Mbrëmë nga Tetova, u nisën edhe 85 haxhilerë të cilët udhëtojnë me aeroplan përmes muftinisë së Tetovës.Familjarë të shumtë kishin dalë mbrëmë për të përcjellë haxhilerët të cilën udhëtojnë për në Mekë dhe Medine për të kryer kushtin e pestë të fesë islame.Ndonëse temperaturat kanë qenë të ulta kjo nuk u ka penguar të afërmve për të dalë që të përshëndetën me haxhilerët e rri.Të njejtit sipas informacioneve tona nga aeroporti i Shkupit me aeroplan janë nisur të hënën mbrëma në ora 11 për në Stamboll, prej ku do të udhëtojnë për në arabinë Saudite. Muftia i muftinisë së Tetovës, Alifekri efendi Esati, mbrëmë kishte dalur për të përcjellur haxhilerët. Dy autobusët me haxhilerët e rrinj mbrëmë në ora 19 janë nisur për në aeroportin e Shkupit nga bashkësia islame e Tetovës.

Ndërkohë ende nuk dihet numri i saktë i haxhilerëve nga Tetova pasi që shumica udhëtojnë me agjencione private të cilët kanë marrë leje për organizimin e haxhit nga ana e bashkësisë fetare islame të Maqedonisë..
U.H.

Gjithashtu lexo

Paraqiten si zyrtarë policor, rrahin dhe plaçkisin të riun nga Shkupi

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Përzhino” në Shkup, tre persona të panjohur e kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *