Home / Lajme / Maqedoni / Zjarri që kaploi spitalin e Tetovës pa viktima por shkatoi dëme të mëdha materiale

Zjarri që kaploi spitalin e Tetovës pa viktima por shkatoi dëme të mëdha materiale

Tetovë, 4 nëntor – Zjarri që përfshiu bllokun internistik në spitalin e Tetovës, sot në mëngjes është shuar dhe nuk ka patur viktima por vetëm dëme materiale.N ë orët e hershme të mëngjesit të sotëm konkretisht në orën 6.25 minuta është konstatuar zjarr në kulmin e bllokut internistik të Spitalit të Tetovës. Nga ana e përgjegjësve është lajmëruar njësia e zjarrëfikësve të cilët me urgjencë kanë dalë në teren ndërsa përforcime kanë ardhur ekipe të zjarrëfikësve nga qyteti i Shkupit.Këtë e ka bërë të ditur drejtori i qendrës mjekësore të Tetovës Asan Luma gjatë një takimi me gazetarë. ”Kanë qenë të angazhuar diku 25 zjarfikës, ndërsa edhe ndërmarja publike komunale Tetova Tetovë, ka ofruar ndihmë me kamion për t`iu dhënë ndihmë ekipeve të zjarfikësve. Konstatojmë se zjari është lokalizuar ndërsa shërbimi I zjarfikësve dhe shërbimi I personelit teknik punojnë në likuidimin e materialeve të djegura dhe eliminimin e mundësive për shpërthim të sërishëm”, ka thënë Luma.

Ai më tej tha, se kulmi I objekti ka qenë I siguruar në kompaninë e sigurimeve Vardar me të cilën ekziston një kontratë. Këtë objekt e kemi si donacion nga Banka Botërore, që spitali I Tetovës e ka fituar. Luma nuk ka dashur të spekulojë me shifra për dëmet materiale por ai ka thënë se diku rreth 50 deri 100 mijë euro janë dëmet. ”Zjarri shpërtheu rreth orës 6 e 30 minuta, me siguri për shkak të oxhakut jo të mirë. Në bllokun internistik gjendet reparti i psikologjis, interno dhe i fëmijëve. Të gjithë 32 fëmijët që kanë qenë të hospitalizuar nga kati i katërt dhe i pestë janë evakuuar.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *