Home / Lajme / Maqedoni / Alban Dudushi, në debat me studentët e gazetarisë në USHT

Alban Dudushi, në debat me studentët e gazetarisë në USHT

Tetovë, 11 janar – Me iniciativë të katedrës së gazetarisë pranë USHT-së, sot në amfiteatrin e këtij Universiteti, u mbajt një debat I hapur në mes të udhëheqësit të njohur të emisionit Top Show, në Top Channel, Alban Dudushi dhe mysafirëve nga sfera të ndryshme..
Përvec debatit që u krijua në amfietatër në mes të studentëve dhe Dudushit, në panel diskutimi ishte edhe redaktori I emisionit të Albanit Mentor Nazarko.Nazarko për gazetën Koha tha se nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen në Top Shoë të diskutohet edhe për tema që kanë të bëjnë edhe me shqiptarët e Maqedonisë.”ne jemi një komb, për shkak të rrethanave historike jemi të ndarë në shtete të ndryshme mirëpo në duhet të fillojmë të mendojmë si një komb, dhe për të bërë këtë ne duhet të takohemi, të shëkmbejmë ide, dhe do të vazhdojmë të bëjmë këtë, jemi të vonuar në këtë aspekt dhe ne do të bëjmë disa emisione në Top Chanel, që t`ua përkushtojmë shqiptarëve të Maqedonisë, problematika shqoërore, të dhunës së gruas, pesha e shqiptarëve në shtetin e Maqedonisë, roli i intelektualëve, universiteteve dhe ky ishte një nga qëllimet kryesore që erdhëm këtu”, deklaroi Nazarko.

Drejtuesi I emisionit prestigjioz në Shqipëri, thotë se kjo është një ekperiencë e re e tija, dhe ky debat dhe bashkëpunim në të ardhmen do të jetë edhe I konkretizuar.”Është një përvojë e re për mua, por edhe një përvojë për studentët dhe universitetin.Poashtu në si popull kemi nevojë për bashkëpunime të ndërsjella mes veti në përgjithsi kudo që shqiptarët ndodhen, në Tetovë, në Tiranë, në Prishtinë e gjetiu.Ky lloj lloj bashkëpunimi i drejpërdrejt me studentët dhe universitetin, vjen për të krijuar dhe njohur realitetet gjithshqiptare, patjetër ky takim e ka atë karrakter.Ne kemi projektuar një grup emisionesh jo vetëm të karrakterit politik por edhe problematikave tjera që kanë të bëjnë me shqiptarët e Maqedonisë, si ato sociale dhe kulturore, jo vetëm me studentët por me profesorët që të ngrisim një emision të atij niveli që e kemi në Tiranë”, deklaroi Dudushi.
Ndërkohë organizatori I këtij debati , profesor Ylber Lili, thotë se eksperienca e gazetarisë së shqipërisë është e mirëseardhur për studentët e gazetarisë, e sidomos përvoja e emisionit Top Show. “kjo është një njohje e ndërsjellë mes gazetarisë që zhvillohet brenda kufijve të Shqipërisë, dhe përvojave të gazetarisë, që janë tek gazetarët e Maqedonisë.Është një skemë e re se si do të funskionojnë gjërat në të ardhmen, në kultivimin e vlerave, në shkëmbimin e ideve në shkëmbimin e eksperiencave.Unë kam vërjetur se tek studetët emisoni i albanit është intersant padashur të sfidoj rolin dhe peshën e emisioneve tjera në Shqipëri, nëdrsa kjo vjen se në emisioin e Albanit, trajtihet një sërë problematikash, një fushë e gjërë e dukurish, fenomeneve, sigurisht që jepet përparësi, temave të arsimit, shkencës dhe të tjera.është një dëshirë e studentëve , do të tregojmë edhe ne eksperiencat tona që i kemi këtu”, thotë Lili..
Mysafirët nga Shqipëria, thanë se në të ardhmen një debat i tillë të realizohet në bashkëpunim me mediumet në Maqedoni..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Vjedhje në Strugë, hajduti gjen çelësin nën qilim

Një hajdut nga Struga ka vjedhur në një shtëpi, pasi ai e ka hapur derën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *