Home / Lajme / Maqedoni / Brenda pesë ditëve në Tetovë vjedhje të shumta

Brenda pesë ditëve në Tetovë vjedhje të shumta

Tetovë, 3 janar – Sipas një raporti të policisë së Tetovës, nga 30 dhjetori i vitit të kaluar deri dje janë rregjistruar gjithsej 17 vjedhje, ku një person është lënduar gjatë këtyre vjedhjeve.Sipas llogarive të bëra bëhet e ditur se diku mbi 2 milion 400 mijë denarë dhe 10. 500 euro, janë dëmet materiale gjatë vjedhjeve dhe aksidenteve të trafikut, brenda pesë ditëve, në rajonin e Tetovës. Në rrugët e Tetovë, duke mos përfshirë autostradata tetovë shkup dhe tetovë Gostivar, brenda kësaj periduhe janë rregjistruar 32 aksidente trafiku, ndërsa nuk ka patur humbje në njerëz por vetëm dëme materiale. Gjatë kësaj kohe janë kontrolluar 314 vetura nga ana e personave të autorizuar të policisë.

Në këtë hark kohor poashtu janë rregjistruar dy zjarre, në rajonin e Tetovës.Si rast më intersant në raportin e policisë theksohet se natën e vitit të ri rreth orës 21.00 nga ana e Policisë së Tetovës, janë arrestuar S.XH nga rrethina e Tetovës i lindur në vitin 1956 dhe M.Z e lindur në vitin 1975, nga Shkupi të cilët kanë qenë në veturën BMW me targa të Zvicrës, në lidhje me ngjarjen me të shtëna me armë zjarri në segmentin rrugor Tetovë-Shkup, saktësisht në mes të pagesës rrugore Gostivar dhe Negotinë që ka ndodhur rreth orës 20.45..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *