Home / Lajme / Maqedoni / Bujqit përfitojnë nga subvencionet

Bujqit përfitojnë nga subvencionet

Tetovë, 23 janar – Gjatë vitit 2008 do filloje dhënia e ndihmave për bujqit individual dhe buxheti I ministrisë së bujqësisë është trefishuar për finansimin e bujqëve individual, thotë në një prononcim për gazetën Koha sekretari shtetëror në ministrine e Bujqësisë Sherif Mehmeti. Sipas tij ndihma bujqëve do t`iu jepen në disa lëmi.”Vitit 2008 do të jetë viti ku do të bëhet kthesa më e madhe në drejtim të investimeve apo përkrahjes nga ana e buxhetit të Republikës së Maqedonisë që u jepet bujqëve individual.Kështu që për herë të parë është trefishuar buxheti I Ministrisë së Bujqësisë rreth finansimit të bujqëve individual. Risi është edhe ajo se do të filloj me punë edhe agjencioni për pagesa në nxitimin e zhvillimit dhe realizimin e buxhetit nacional dhe njëkohësisht do të fillohet edhe me stimulimin e realizimit të mjeteve nga fondet e Unionit Europian, ku ato janë pak mirëpo mirë është të fillohet. Pas hyrjeve të bisedave për antarsim të Maqedonisë në Unionin Europjan, gjithsesi pritet të fillojnë edhe mjete shumë më të mëdha por edhe me kahje. të zgjeruara për rregullimin e Bujqësisë”, tha Mehmeti.

Sipas tij, në leminë e prodhimtarisë së drithrave në blegtori, në përpunimin e prodhimeve primare bujqësore që do të thotë industria e përpunimit të konzervave edhe të prodhimeve tjera siç janë prodhimet e reja të qumshtit dhe përkrahjet e prodhimtarisë së mishit pastaj do të ketë edhe përkrahje të asocioacioneve joqeveritare të cilët punojnë dhe veprojnë në avancim të prodhimtarisë bujqësore me akcent të posaçëm për tregun e përbashkët të Unionit Europian dhe kjo është pyetja me delikate pasi që për të dalur prodhimi bujqësor qoftë ai në gjendje të freskët apo të përpunuar ai duhet të plotësojë edhe disa standarde. “Njëri është HASAP që ka të bëjë me prodhimtarinë për pëpunimin e prodhimit primar në prodhim final ku atje kontrollohet çdo pikë e lëvizjes së një proçesi teknologjik të prodhimit të bukës apo qumshiti. Ai tjetri EUROGAP ai është prej arës deri në drithë”, thotë Mehmeti
Ai shprehet se bujqit mund të vijnë shumë lehtë deri te ndihma që që u ofrohet nga ministria e bujqësisë. “Bujqit për të arritur deri të ndihma apo deri te masa ato duhet të jenë të evidentuar të paraqesin prodhimtarinë e tyre, së pari pa kurrëfarë dyshimi apo dileme se paraqitja e prodhimtarisë do të ketë refleksione rreth tatimit ose ndyshimit të obligimeve të tyre ndaj buxhetit dhe ajo nuk ka të bëjë asnjeherë më të dhe bujqit duhet lirisht të paraqesin prodhimtarinë e tyre duke paraqitur siperfaqet me të mbyllura, ku aty mundet të numërohen disa kultura bujqësore, flasim për drithërat ose për bimët industriale apo bimët që prodhojnë ushqimin e gatshëm”, deklaroi Mehmeti. Blegtorët duhet të paraqesin edhe numrin e kafshëve që kanë qofshin ata dhentë, dhitë apo lopët por edhe ata duhet të jenë të regjistruar nga ana e drejtorisë së veterinarve, tha ai .
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *